Çfarë thotë Bibla për fëmijët?

Meqenëse Bibla është Fjala e Perëndisë, ne shkojmë tek ajo për të marrë udhëzime për jetën. Bibla ka shumë për të na thënë si për çështjet shpirtërore edhe për ato praktike. Sot do të shohim se çfarë thotë Bibla për fëmijët.

Fëmijët janë pjesë e krijimit të Perëndisë

Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzojuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë”.—Zanafilla 1:28

Pasi krijoi Adamin e dhe Evën, Perëndia i urdhëroi që të ishin të frytshëm, pra të kishin fëmijë. Krijimi përfshinte familjet dhe fëmijët. Zoti nuk u kujtua pak më vonë për fëmijët. Çdo gjë rreth krijimit u tha qartë, edhe krijimi i fëmijëve.

Fëmijët janë dhuratë e Perëndisë për familjet

Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim. —Psalmet 127:3

Fjala “trashëgimi” vjen nga fjala “të marrësh ose trashëgosh”. Është një nder dhe përgjegjësi të të besohet një fëmijë nga Perëndia. Ne qëndrojmë përkrah tyre për tu kujdesur për rritjen dhe zhvillimin e tyre, për t’i  mbrojtur, dhe për të siguruar nevojat e tyre ndërkohë që ata janë nën kujdesin tonë.

Fëmijët kanë nevojë për ushqim dhe drejtim

Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

—Fjalët e urta  22:6

Kur mbjellin një hardhi ose bimë të tjera kacavjerrëse, kopshtarët i lidhin ato te  një strukturë, p.sh një shtyllë, që të mos dalin jashtë kontrollit. Fëmijët kanë nevojë për një strukturë të qëndrueshme ku të mbështetet rritja e tyre fizike, emocionale, sociale dhe shpirtërore e të marrë drejtimin drejtimin e duhur. Kjo do të thotë se duhet të jemi të pranishëm në jetën e tyre, duke mbështetur rritjen dhe zhvillimin, dhe duke i drejtuar me shembullin tonë të perëndishëm.

Fëmijët kanë nevojë për disiplinë

Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t’i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd.

—Fjalët e urta  29:17

Nuk ka dyshim që të disiplinosh fëmijët është punë e vështirë. Nevojiten frytet e frymës – dashuria, gëzimi, paqja, vetëpërmbajtja, mirësia, dashamirësia, besnikëria, bujaria dhe vetëkontrolli për të cilat flitet te galatasve 5:22-23. Prindërit qe i duan fëmijët, i disiplinojnë ata, ashtu siç bën Perëndia me ne (Hebrenjve 12:7). Jo me ashpërsi, por butësisht me një qëllim për t’i drejtuar ata në rrugën e Perëndisë. Nëse ne bëjmë këtë gjë, ata do të bëhen të rritur që përmbushin atë që krijuesi do që ata të bëhen.

Jetimët, fëmijët e refugjatëve, dhe fëmijët e varfër kanë nevojë për kujdes të veçantë.

Mos e shtypni të venë dhe jetimin, të huajin dhe të varfrin; dhe askush të mos kurdisë në zemër të vet të keqen kundër vëllait të vet.

—Zakaria  7:10

Fëmijët mund të bëhen lehtësisht viktima edhe në kushte të mira, por kur dhuna dhe varfëria janë të pranishme, fëmijët kanë më shumë shanse të dëmtohen. Bibla thekson se ne duhet t’i ndihmojmë jetimët. Edhe fëmijët që nuk kanë baba, janë të ngjashëm me jetimët. Po ashtu fëmijët që jetojnë si refugjatë apo në varfëri ekstreme janë gjithashtu viktima. Nuk ka një rrjet të sigurt financiar apo social për ta – askush që siguron për nevojat e tyre për ushqim. Zoti i kërkon njerëzve që e adhurojnë Atë, që të kujdesen për fëmijët që janë në gjendje të mjerueshme.

Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje

por ne jemi gati të marshojmë me armë në krye të bijve të Izraelit, deri sa t’i çojmë në vendin e tyre; ndërkaq të vegjlit tanë do të banojnë në qytetet e fortifikuara për shkak të banorëve të vendit.

—Numrat 32:17

Ne jetojmë në një botë të korruptuar nga i ligu. Fëmijë që punojnë, abuzim fizik, shfrytëzim i fëmijëve, dhe martesa fëmijësh janë vetëm disa nga sfidat me të cilat fëmijët mund të përballen sot, për të mos përmendur gjëra si varësia nga droga dhe alkooli, tallja apo përfshirja në banda. Zoti është Ai që na nxjerr nga telashet dhe na largon nga armiqtë, dhe ne duhet t’i mbrojmë fëmijët nga njerëzit që kërkojnë t’i lëndojnë dhe duhet ta bëjmë këtë si një mënyrë për të shprehur dashurinë që kemi për Perëndinë. Disa nga ne janë të thirrur më tej nga Perëndia për të vepruar si mbrojtës ose të bëhen profesionist në programet dhe organizatat që mbrojnë fëmijët . por qoftë profesionist ose jo, ne të gjithë mund të kemi në vëmendje mbrojtjen e fëmijëve në jetët tona.

Fëmijët janë të bekuar nga Perëndia

Dhe, si i mori në krahë, i bekoi duke vënë duart mbi ta.

—Marku 10:16 (NIV)

Duke i bekuar fëmijët ndërsa ishte këtu në tokë si Perëndi i mishëruar, Jezuzi tregoi se çfarë ndjen për të vegjlit. Në vargun 13 të këtij pasazhi, dishepujt i qortuan njerëzit kur sollën fëmijët te Jezusi, me siguri sepse po fliste me udhëheqës fetarë që ishin vetëshpallur të rëndësishëm. Ai u zemëruar me mungesën e njohurisë së dishepujve te tij. Veprimi nuk ishte i këndshëm dhe ishte diçka që nuk duhej bërë nga dishepujt. Ata treguan që fëmijët nuk janë aq të rëndësishëm që të meritojnë vëmendjen e Perëndisë. Po për Perëndinë është ndryshe. Ai dëshiron t’i bekojë ata në çdo mënyrë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI