Bebi nuk e merr ekzemën në çerdhe
Ekzema është një problem i shpeshtë i lëkurës që mund ta bëj lëkurën e bebit të kuqe dhe të thatë. Por fëmija nuk e merr këtë skuqje nga askush dhe nuk ia ngjit askujt. Bebet dhe fëmijët me ekzemë shpesh kanë të afërm me të njëjtën sëmundje. Ose kanë familjarë me azëm, alergji nga poleni, apo alergji të tjera.
Ekzema e bebeve nuk zgjat gjithë jetën
Nuk ka një kurë për ekzemën, por kjo nuk do të thotë se fëmija yt do të ketë lëkurë të thatë dhe të skuqur përgjithmonë. Ajo përmirësohet me kalimin e kohës. Te disa fëmijë ekzema largohet kur bëjnë 2 vjeç. Rreth gjysma e fëmijëve me ekzemë, shërohen kur rriten. Dhe të rriturit me ekzemë kanë simptoma më të lehta se sa kur kanë qenë fëmijë.
Ajo që ha gjatë kohës që ushqen fëmijën me gji, ndikon te ekzema
Ekzema është lehtësuar te bebet në gji kur mamatë e tyre nuk kanë pirë më qumësht apo kur nuk kanë ngrënë vezë, kështu tregojnë disa studime. Gjithashtu, bebet që janë ushqyer me gji për të paktën 4 muaj kishin më pak gjasa të merrnin ekzemë, veçanërisht nëse mamatë e tyre nuk pinin qumësht, tregojnë studime të tjera.Por nëse je i bindur që ajo që ti ose bebi yt është duke ngrënë mund ta përkeqësoj ekzemën, fol me doktorin dhe pediatrin. Edhe pse mund të duash të ishte ndryshe, shumica e ekzemave te bebeve nuk janë të lidhura me qumështin e gjirit apo të formulës.
Nuk është e vërtetë që kur nuk e lan bebin shpesh, lëkura do të përmirësohet.
Banja të shkurtra çdo ditë me ujë të vakët dhe shampo të butë mund të ndihmojë që të mbash larg infeksionin dhe mund të jenë qetësuese për bebin. Mos përdor shumë sapun, gjatë larjes. Shmang banjat me shumë shkumë dhe fërkimet e forta apo sapunët me aromë të fortë që e irritojnë lëkurën. Pasi t’i bësh banjë fëmijës, shpëlaje dy herë për të larguar gjithë sapunin që mund t’i irritojë lëkurën. Pastaj apliko krem ose pomadë në 3 minutat e para që të ruash lagështirën.
Jargosja e përkeqëson ekzemën.
Është e zakonshme që bebet të skuqen në faqe dhe mjekër prej jargosjes. Por nëse fëmija ka ekzemë, ajo pështymë mund ta irritojë vërtetë lëkurën delikate të bebit. Por çfarë mund të bësh? Vendos një pomadë ose vazelinë në mjekrën, faqet dhe qafën e bebit për të krijuar një barrierë mes jargëve dhe lëkurës.
Rrobat e pambukta janë më të mira për bebet me ekzemë
Rrobat e gjera prej pambuku dhe materiale të tjera natyrale kanë për të qenë më të rehatshme për lëkurën e bebit. Mos e vish bebin me rroba të leshta apo ndonjë gjë tjetër që shkakton kruajtje. Laji rrobat e bebit me detergjent dhe sapunë të butë që nuk kanë aromë, bojë apo alkool. Kërko gjëra që kanë etiketa ku shkruhet “pa aromë”, apo “për lëkurë të ndjeshme”.
Ekzema përkeqësohet në dimër
Mendo se si buzët e plasaritura bëhen në dimër kur ajri është i thatë. Ai ajër i thatë gjithashtu ndikon ekzemën tek bebat. Lagështuesi nuk ka për të ndihmuar shumë. Gjëja me e mirë për tu bërë është që ta mbash lëkurën e bebit të lagësht duke aplikuar një pomadë apo krem të trashë. Lëkura e bebit duhet të përmirësohet në verë kur ka më shumë lagështi në ajër.
Bebet me ekzemë kanë tendencë të vuajnë edhe nga alergji të tjera
Bebet dhe fëmijët me ekzemë kanë tendenca më të mëdha të kenë alergji apo azëm, por ekzema nuk i shkakton këto. Gjysma e fëmijëve me ekzemë kanë azëm, dhe dy të tretat e fëmijëve me ekzemë kanë rinit alergjik.
Burimi:www.webmd.com