Perëndia nuk bën gabime

Vëllai i vogël i Kimit,  kishte lindur me paralizë cerebrale.  Ai ishte i detyruar të qëndronte në një karrocë me rrota.  Kimi mban mend sesi nisej për të dalë dhe pastaj kthehej për të parë të vëllanë. Në këtë kohë ajo nisi që të përjetojë ndjesi faji. Përse ajo mund të luante dhe të hidhej, ndërsa Stivi, nuk mund të qëndronte as në këmbë? Ajo u ndie në faj.

Kimi ndiqte vitin e parë të kolegjit. Gruaja që shërbente aty si kapelane, dëshironte që ta njihte më mirë. Ajo e pyeti mbi familjen e saj. Patjetër që Kimi, i tregoi për  gjendjen e Stivit.  Kimi përshkroi se sa fajtore ndihej, kur mendonte për Stivin. Ai kishte kaq pak, ndërsa ajo kaq shumë.  Jeta ishte kaqdorështrënguar. Sa herë që i ndodhte diçka e mirë, ajo ndiente se nuk e meritonte. Ndjenjat e fajit e rrënonin atë vazhdimisht.

Kapelania i tha, “ Kimi, tani e kuptoj se përse je një njeri kaq i veçantë. Kjo duhet të jetë për shkak të Stivit.” Ajo vazhdoi: “ Ti je e ndjeshme ndaj të tjerëve. Merr kohë për t’u lidhur me njerëzit. Ti interesohesh me të vërtetë për  njerëzit që ke rrotull. Njerëzit nuk lindin kështu Kim. Kur ke qenë fëmijë, ke ndihmuar Stivin. Ti ke qenë e detyruar që të mendosh dhe të kujdesesh për të tjerët,për shkak të nevojave të pazakonta që ka vëllai yt. Më duket se Stivi është një nga dhuratat më të mëdha që të janë bërë ndonjëherë.

Atë ditë Kimi, nisi ta shohë ndryshe jetën e saj. Ajo nuk e kishte kuptuar plotësisht ,se sa i çmuar kishte qenë vëllai në jetën e saj. Tani ishte e aftë të falte veten e saj dhe të linte pas ndjesinë e fajit që kishte pasur me vete. Kimi tha, “ Unë nuk e kuptoja  se përse jam rritur bashkë me një vëlla handikap. Zoti ka punuar me mua, për t’u bërë ajo që Ai dëshiron që unë të jem.

Romakët 8:28 thotë, “Dhe ne e dimë  se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij”  Këto fjalë janë të vërteta për Kimin, ashtu siç janë edhe për ty.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI