Lexo: Mateu 4:18-22
Todi mori kallamin e grepin dhe nxitoi për të shkuar tek lumi. Kur ai arriti tek vendi i tij i preferuar, vuri re se atje tashmë ishte ulur një djalosh. “Sa keq!” Todi murmuriti me vete. Ai hezitoi dhe më pas vendosi që të qëndronte atje. “Ke zënë gjë?” pyeti ai ndërsa djaloshi po e nxirrte jashtë ujit litarin.
Djaloshi ngriti kokën. “Jo, ky nuk është vend i mirë,” tha ai duke mbledhur supet. Todi nuk po arrinte ta besonte atë që sapo dëgjoi. “Ky është vendi më i mirë në të gjithë lumin,” mendoi ai. “Kam gjithë mëngjesin këtu pa zënë asgjë,” u ankua djaloshi kur e ngriti litarin sërish.
“Epo, duhet të kesh durim,” tha Todi. “Sa herë e nxjerr litarin jashtë ujit kështu?”
Djaloshi ngriti supet. “Oh, njëherë në disa minuta,” tha ai. “Thjesht kontrolloj për të parë nëse ndonjë peshk e ka ngrënë krimbin.”
Ai mbeti pa fjalë. “Kjo nuk ndodh asnjëherë.”
“Shkon shpesh për peshkim?” pyeti Todi i vendosur sikur ta dinte përgjigjen. “Jo. Nuk kam peshkuar asnjëherë më parë,” u përgjigj ai.
“Si të quajnë?” pyeti Todi.
“Piter Peshkatari,” u përgjigj djaloshi. Todi qeshi. “Mendoj se të gjithë ata që kanë këtë mbiemër duhet të mësojnë të peshkojnë.”
Todi u ul. “Piter,” tha ai, “ne duhet të flasim.” Pasi koji karremin e tij, Todi e hodhi litarin në lum. “Tani, ajo që duhet të bësh…” filloi të thoshte ai, dhe vazhdoi ta këshillonte Piterin si të peshkonte.
Në kohën e darkës atë mbrëmje Todi i tregoi familjes së tij për Piterin. “Ai vazhdon ta nxjerrë shpesh litarin nga uji, por po përmirësohet,” tha Todi. “Unë do ta ndihmoj.”
“Mirë,” tha babai. Emri i tij më kujton Pjetrin në Bibël. Edhe ai ishte peshkatar. Një ditë Jezusi shkoi tek Pjetri dhe i tha: ‘Eja pas meje dhe do të të bëj peshkatar njerëzish.’ Todi, ti ke një mundësi të artë që të peshkosh për Piterin.” “Unë nuk kam për të peshkuar për të,” u përgjigj Todi. “Por do ta mësoj se si të peshkoj vetë, kështu mund të kapë peshq për veten e tij.”
Babai buzëqeshi. “Ajo që dua të them është që ti mund të bëhesh peshkatar njerëzish, ashtu siç tha Jezusi. Në këtë rast, peshkatar i Piterit. Miqësia juaj mund të jetë karremi dhe Fjala e Perëndisë mund të jetë grepi dhe litari. Mbase Perëndia do të të përdorë për të kapur Piterin, domethënë ta sjellësh atë tek Jezusi. Më kupton?” Duke qeshur, Todi tundi kokën.
Po ti shkon për peshkim? Duhet ta bësh nëse je ndjekës i Jezusit. Të jesh peshkatar njerëzish nuk kërkon të mbash krimba që vërtiten apo peshq të rrëshqitshëm. Mund të kërkojë një buzëqeshje miqësore, pak nga koha jote dhe mbase një ftesë në ndonjë aktivitet. Kërkon lutje, njohuri nga Fjala e Perëndisë dhe ndarjen e saj. Dhe të jep më shumë kënaqësi se peshkimi i zakonshëm. Bëhu peshkatar njerëzish, peshkatar i djemve dhe vajzave të tjera. Ndaje me ta planin e Perëndisë për shpëtim.