Për peshkim (Vazhdon)

Lexo: Jakobi 5:7-11

Do ta bëj,” vendosi Todi, ndërsa mendonte më shumë rreth sugjerimit të të atit për t’u bërë peshkatar njerëzish, veçanërisht i shokut të tij të ri. “Dua që Piteri të njohë Jezusin.” Kështu, sa herë që Todi takonte Piterin, ai i përmendte një varg që kishte mësuar në Bibël ose e ftonte në kishë, në klubin e Biblës ose në ndonjë festë të shkollës të së dielës. Piteri gjithnjë refuzonte dhe shpesh sillej si i mërzitur kur Todi i citonte ndonjë varg nga Bibla.

Todi u zemërua. “Unë dorëzohem, babi,” tha ai një mbrëmje. “Piteri asnjëherë nuk dëshiron të vijë në kishë dhe po lodhet nga unë që ia kërkoj këtë gjë gjatë gjithë kohës. Nuk mendoj se i vjen mirë kur unë ndaj ndonjë varg nga Bibla. Unë heq dorë!” “Cila ishte gjëja e parë që i mësove Piterit në lidhje me peshkimin?” pyeti babai. Todi u mendua dhe qeshi. “I thashë të mos e nxirrte vazhdimisht litarin nga uji për të parë nëse ndonjë peshk e kishte ngrënë karremin,” u përgjigj ai.

Babi pohoi me kokë. “Durimi është i nevojshëm, si kur peshkon peshq edhe kur peshkon njerëz,” tha ai. “Ti ke nevojë të mbahesh tek kjo dhe të mos dorëzohesh.” Babai pa i menduar. “Mendon se mbase duhet të marrësh në konsideratë edhe mundësinë nëse je duke përdorur karremin e gabuar?” “Si për shembull?” pyeti Todi.

“Epo, ti nuk ke pse t’i citosh vargje Piterit apo t’i kërkosh çdo ditë që të vijë me ty në kishë,” tha babai. “Si thua sikur fillimisht të forcosh miqësinë tënde me të? Vazhdo të kaloni kohë bashkë dhe të argëtoheni.” “Nuk duhet të flas ndonjëherë për Perëndinë?” pyeti Todi. “Sigurisht që duhet, por mbase jo çdo herë që e takon Piterin,” tha babai. “Lutu për të dhe kur ai tregon ndopak interes, ndaj me të atë që të pëlqen për kishën dhe për shkollës e së dielës.

Mbase ai vendos të vijë ndonjëherë. Por sigurohu të mos gënjesh për ta bërë të duket argëtuese. Duhet të tregohesh i sinqertë, dhe mos harro, duhet të jesh i duruar.” I menduar, Todi pohoi me kokë dhe në javët në vazhdim ai vuri në zbatim atë që babai i kishte sugjeruar. Në fund, ai ndjeu një grimcë të asaj që kishte pritur. “Babi!” thërriti Todi me zë të lartë ndërsa hyri në shtëpi me furi. “Gjeje çfarë ndodhi sot!” “Epo, unë di që ti kishe në plan të shkoje për peshkim këtë pasdite, ndaj mendoj se ke kapur ndonjë peshk,” tha babai duke buzëqeshur.

“Po ja… mora një sinjal nga një peshk!” tha Todi gjithë rrezatim. “Dhe emri i tij është Piter! Ai tha që këtë javë do të vijë me mua në klubin e Biblës.”

A dorëzohesh kur dikush që ti po përpiqesh ta sjellësh tek Jezusi nuk duket i interesuar?

Kontrollo karremin… a po tregohesh një shok i sinqertë? A kaloni kohë të bukur së bashku? A lutesh për shokun tënd? Kur të jetë koha e duhur, ndaj një histori nga Bibla ose një kopje të librit “Çelësa për fëmijë”, ose tregoji shokut lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri. Mund të marrë shumë shumë kohë para se dikush të dëshirojë të mësojë më shumë për Perëndinë, por ia vlen të presësh për shpëtimin i një shoku! Ki durim dhe mos u dorëzo.

Dëshmo me durim !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI