Pendimi i vërtetë

Lexo: Psalmi 34:14-18

Ndërkohë që Xhejzoni po dilte i zemëruar nga dhoma, nga goja i doli një fjalë fyese. “Xhejzon! Kthehu këtu!” urdhëroi nëna. Xhejzoni u kthye, shtrëngoi dhëmbët dhe i mbajti sytë në dysheme. “Mos the gjë atë që unë po mendoj se the?” pyeti nëna. Xhejzoni nuk u përgjigj. “Ti e di që ne nuk i lejojmë fjalët fyese,” tha nëna me ashpërsi, “dhe e di gjithashtu dënimin për këtë.”

“Por, mami, unë nuk doja të thosha atë gjë,” u përgjërua Xhejzoni. “Të gjithë djemtë në shkollë e thonë atë fjalë dhe… dhe thjesht më shpëtoi. Por do të jem më i kujdesshëm! Nuk ka për të ndodhur më. Më vjen keq! Më vjen me të vërtetë keq!”

Nëna psherëtiu dhe e pa Xhejzonin më nga afër. “E shoh që të vjen keq,” tha ajo e vendosur. “Epo… mirë. Këtë herë do ta harrojmë.”

Më vonë atë mbrëmje, nga dhoma e Xhejzonit u dëgjuan fjalë të rënda dhe fyese. “Sa herë të kam thënë të mos i prekësh me dorë gjërat e mia?” ulëriti ai. Ndërkohë që nëna zbriti poshtë në korridor, ajo dëgjoi zërin e Tinës. “Unë thjesht të mora hua lapsin,” tha Tina duke qarë. “Nuk doja të thyeja ndonjë gjë. Më vjen keq.”

“Kështu thua gjithmonë ti, por gjithnjë i ngacmon gjërat e mia. Ty të vjen keq vetëm që u kape mat,” tha Xhejzoni i zemëruar. “Mos mendo që po fillove të qash kam për ta harruar këtë.” Ai nuk e pa nënën e tij të hynte në dhomë dhe po fliste ndër dhëmbë kur u përkul të merrte aeroplanin e thyer.

“Xhejzon!” Kur dëgjoi zërin e nënës, Tina u largua me të shpejtë nga dhoma, ndërsa Xhejzoni kërceu në ajër dhe aeroplani i ra nga duart. “Mendoj se Tina nuk është e vetmja të cilës i vjen keq që u kap mat,” tha nëna. “A nuk më the këtë pasdite që të vinte keq për fjalët fyese që the dhe se nuk do t’i thoshe më?

Xhejzoni tundi kokën ngadalë. “Perëndia thotë se ne duhet të pendohemi kur mëkatojmë dhe të largohemi nga mëkati,” vazhdoi nëna. “Pendimi i vërtetë është më shumë sesa të thuash tre fjalë. Të pendohesh do të thotë të të vijë me të vërtetë keq për atë që ke bërë dhe gjithashtu të bësh çdo përpjekje për ta ndaluar atë.”

“Unë… unë do ta ndaloj, mami. Vetëm se…” filloi të thoshte Xhejzoni, por nëna ngriti njërën dorë. “Nuk mund të gjejmë asnjë justifikim nëse vazhdojmë të mëkatojmë,” tha nëna. “Ne duhet të mbahemi tek fuqia e Perëndisë për ta ndaluar mëkatin.” Ajo tundi kokën ndërkohë që shtoi: “Dhe këtë herë nuk do të bëjmë sikur nuk i dëgjuam fjalët e tua.”

Xhejzoni tundi kokën. Ai e dinte se e meritonte dënimin që e priste.

A tregosh besnik kur thua se të vjen keq? Apo e thua thjesht për të qëndruar larg telashit? Ti mund t’i mashtrosh të tjerët për një kohë të shkurtër duke u shtirur sikur të vjen keq, por zakonisht kjo nuk zgjat shumë. Dhe asnjëherë nuk e mashtron dot Perëndinë. Kur pendohesh me të vërtetë, ti largohesh nga ajo që ke bërë gabim. Nëse e njeh Jezusin, ti ke fuqinë e Perëndisë për të të ndihmuar çdo ditë.

Largohu nga mëkati!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI