A ju merr malli për fëmijët tuaj kur jeni në punë dhe dëshironi të kaloni më shumë kohë me ta? Ndoshta jeni familje me shumë fëmijë dhe doni të jeni të sigurtë, se të gjithë fëmijët tuaj e dinë se ju si prind i doni shumë? A e keni kohën e kufizuar për të ndjekur më shumë aktivitete me fëmijët tuaj? Atëherë ky është një material i dobishëm për ju, pasi do t’ju tregojmë disa mënyra se si të bëni çdo fëmijë të ndihet i vecantë.
– Shënime në vendet e pazakonta.
Dhe pse i vogli juaj nuk mund të lexojë akoma, ju mund të vizatoni dicka për ta. Fëmijët do ta duan këtë surprizë kur ta gjejnë në xhepat e tyre, pasi do të mendojnë se është bërë enkas për ta. Disa vende ku ju mund të lini shënime për ta janë: pjata e mëngjesit, xhepi i xhaketës, karrigia e makinës, apo furça e dhëmbëve.
– Ngjitësa.
Ngjitësat janë të përhapur mes fëmijëve të të gjitha moshave. Blijini ato dhe vendosini në këmishat e tyre kur shkojnë në shkollë, apo mbi cantën e shpinës. Thuajini se sa herë të shohin këtë shënim do të kujtojnë se ju i doni!
-Ditar.
Blini një bllok të cilin fëmija juaj e pëlqen, Shkruani çdo ditë, gjënë më të bukur që ata kanë bërë atë ditë. Më vonë gjatë jetës së tyre, ata do t’i lexojnë këto shënime dhe do të gëzojnë, dhe në të vërtetë kjo merr shumë pak kohë. Nëse e bëni zakon që të mbani shënim momentin më të bukur që keni kaluar për çdo ditë, koha e darkës do ishte një moment i përshtashëm për t’u kujtuar.
– Kutia e puthjeve.
Kutia e puthjeve është një kuti bosh, që fëmijët tuaj mund ta dekorojnë. Ju mund të vendosni aty një puthje para se të shkoni në punë apo të dilni për diku. Nëse fëmijët tuaj do t’i marr malli për ju, ata mund të hapin kutinë dhe të marrin puthjen tuaj. Moment i ëmbël!
– Libri i preferuar.
Nëse fëmija juaj ka një libër të preferuar, sigurohuni që përpara kohës së gjumit t’i lexoni një pasazh nga libri i preferuar.
– Këngë të vecantë
Ju mund të shkruani disa vargje për t’ia kënduar fëmijës suaj me melodinë tuaj të preferuar.
Këto janë disa sugjerime që mund të shtyjnë imagjinatën tuaj të krijojë ide të tjera. Mos harroni që dhe pse nuk mund të kaloni kohën që dëshironi me ta, edhe gjërat e vogla kanë për t’i bërë ata të ndihen të dashur.