Fjalët e urta kapitulli 11, vargu 30, thotë: “Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.” Mendoj për jetën time. Unë dua që fryti i jetës sime të jetë si pema e jetës për njerëzit që më rrethojnë. Mendoj për njerëzit në vendet ku unë ndikoj, për gruan time, për fëmijët, për bashkëpunëtorët, për njerëzit me të cilët ushtrohem përditë, për njerëzit me të cilët komunikoj rregullisht. Unë dua që jeta ime të jetë si një pemë jete për ata që më rrethojnë. Në kishë unë dua të jem një bekim për njerëzit. Ky është fryti i një jete të drejtë.

 Është si pema e jetës për njerëzit përqark dhe pastaj bëhet më specifike, kur ne përdorim frazën “ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë”.  Disa përkthime thonë: “ai që fiton shpirtrat është i urtë.” Pamja është kjo: një jetë që buron drejtësia e Perëndisë, mirësia e Perëndisë, hiri i Perëndisë, dhembshuria e Perëndisë, në një mënyrë të tillë, që e bën shpirtin, pjesën më të thellë të njerëzve që na rrethojnë, të shkojnë drejt Perëndisë. Mendoj për kapitullin 5 të Mateut, ku na thuhet të jemi kripa dhe drita që, kur njerëzit të shohin jetën tonë, t’i japin lavdi Perëndisë në qiell.

Le të lutemi për këtë në jetën tonë. Perëndi, ne lutemi që ky të jetë fryt i jetës sonë. ne duam të jemi si një pemë jete për njerëzit rreth nesh. Duam të jemi jetëdhënës për njerëzit rreth nesh. Na ndihmo të jemi bekim për miqtë, familjen, bashkëpunëtorët dhe fqinjët tanë. Ne lutemi që fryti i jetës sonë, të jetë bekim në jetën e tyre, për shkak të ndërveprimit me ne. Perëndi, le të jetë kështu, në mënyrë që të godasë drejt e në shpirtin e qenies së tyre, që shpirti i tyre të vijë drejt Teje, drejt Teje, o Perëndi. Ne duam që njerëzit të vijnë drejt Teje.

 Ne lutemi që Ti të na ndihmosh të jetojmë në një mënyrë që njerëzit në kishë, ndjekësit e Krishtit, të inkurajohen në marrëdhënien e tyre me Ty.  Duam që ata të lidhen më shumë me Ty, për shkak të ndikimit tonë në jetën e tyre. Perëndi, ne lutemi për miqtë, për familjarët tanë, për fqinjët, për bashkëpunëtorët që nuk e njohin Krishtin, që janë të ndarë nga Ty tani. Duam që fryti i jetës sonë t’i nxisë ata drejt Teje. Duam që ata të shohin se Ti je e mira brenda nesh, të shohin se Ti je i hirshëm, i mirë dhe i dashur.

Ne duam t’i sjellim njerëzit drejt Teje dhe lutemi që Ti të na ndihmosh. Na ndihmo të ndajmë Ungjillin. Na ndihmo të bëjmë një jetë që pasqyron Ungjillin. Perëndi, le të jetë fryti i jetës sonë i tillë që më shumë njerëz të të njohin Ty, të kënaqen me Ty, të të ndjekin Ty. Le të jetë fryti i hirit Tënd në dhe përmes nesh. Ne lutemi në emër të Jezusit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI