Inkurajim për të bërë që koha të të shërbejë ty

Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve? ( Psalmi 89:47)

 “ Do të më pëlqente shumë ta bëja këtë, por nuk kam kohë!” Sa shpesh e ke dëgjuar këtë? Sa herë e ke thënë vetë? “ Unë nuk kam kohë.” Fakti është se ti ke po aq kohë sa ç’ka edhe  çdokush tjetër që jeton, as më pak e as më shumë. Janë 24 orë për çdo ditë, 168 orë në çdo javë.

Kur e gjen veten duke thënë se, “ Nuk kam kohë,” në të vërtetë je duke thënë. “ Nuk e konsideroj këtë kaq të rëndësishme për t’i dhënë nga koha ime!” Por e thënë kështu nuk është e sjellshme!

Gjithashtu kam vënë re diçka. Njerëzit që janë më të zënë dhe që kanë arritje, duket se gjejnë kohë për gjëra që të tjerët nuk  i bëjnë dot. Përse? Sepse punojnë më shpejt? Jo! Sepse janë më të zgjuar? Jo! Sepse janë më të organizuar? Po! Pa diskutim.

Personi që gjen kohë për atë që është e rëndësishme, ka mësuar disa leksione që nuk mësohen në shkollë, por mësohen prej atyre që ja kanë dalë në jetë. Ata kanë gjetur sekretin për ta bërë kohën të punojë për ta. 

Ja disa udhëzime që do të ndihmojnë ta përdorësh më mirë kohën.

Udhëzimi # 1 Fillo  në kohën e duhur–  kudo që të jesh duke shkuar, çfarëdo që të jesh duke bërë.  Dështimi për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur, është shkaku për shumë vonesa.  Do të ishte mirë për ne që si prindër  jo vetëm t’u mësojmë fëmijëve se çfarë është koha, por edhe se si ata të jenë në kohë.

Udhëzimi #2: Bëje tani!  Shumë shpesh ke dëgjuar të thonë se nuk është ajo çfarë bëjmë, por ajo çfarë nuk bëjmë që na lodh. Zvarritja vetëm na tmerron dhe na shton pakënaqësinë në lidhje me punën që duhet bërë gjithsesi. Ëilliam Feather ka thënë se problemi është se shumë prej nesh presin që të bëjnë gjërat në mënyrë perfekte, e si pasojë e kësaj nuk bëjnë asgjë. Mënyra për t’ia dalë mbanë është të fillosh tani.  Ndërsa shumë prej nesh po presin që kushtet të piqen përpara se ne të veprojmë, të tjera rrethana mund të dalin pengesë…. Që prej kohës kur ne vendosim që të nisim punën, ne zbulojmë se ata që kanë qenë më pak të mençur, duke bërë edhe gabime kanë ecur shumë më përpara se ne.

Udhëzimi#3 Mëso  kur të thuash “jo” e kur të thuash “po”. Kjo në varësi të asaj që ti e konsideron të jetë më e rëndësishme.  Ndaje kohën tënde në mënyrë të mençur, është po aq e rëndësishme sa edhe buxheti i parave që menaxhon. Duhet zgjuarsi. Herën tjetër që do tundohesh të thuash “ Nuk kam kohë,” pyet veten, “ Çfarë gjëje po i jap më shumë kohë? A po i vendos mirë prioritetet e mia?  A mund t’u them “jo” disa gjërave që kam tepër, në mënyrë që të kem më shumë kohë për gjërat që janë vërtetë  të rëndësishme?” 

Udhëzimi#4  Merr kohë për të shijuar gjërat.   Njerëzit gjithmonë harrojnë të shijojnë gjërat që janë duke përjetuar.” Thyeje rutinën tani dhe për ta realizuar këtë bëjë diçka që të  jep gjallëri për të jetuar.  

Koha është një burim i pandryshueshëm për të gjithë ne pavarësisht nëse je i pasur apo i varfër, je gjeni apo njeri i thjeshtë, secili prej nesh ka të njëjtin numër orësh për të jetuar në një ditë. Koha nuk vjen tek ne ne orë apo në ditë, por në çdo moment.  Jeta jote është e mbushur me gjërat që ti bën minutë pas minuti.

Udhëzimi#5 Kurrë mos fillo të ngresh hipoteza mbi të nesërmen. Ajo çfarë është e rëndësishme është ajo që ke tani, sot! Sepse vetëm për këtë moment mund të jesh I sigurtë. Mendohu për këtë dhe bëje që të funksionojë për ty,  duke përmbushur qëllimin e Perëndisë për jetën tënde.  Kjo është dhurata që Ai ka për ty sot.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI