Nga:

Kthehu tek kryqi

“Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë. Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: “O grua, ja biri yt!.”Pastaj i tha dishepullit: “Ja nëna jote!.” Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.” (Gjoni 19:25-27).

Për të kuptuar rëndësinë e këtij pohimi nga kryqi, është e rëndësishme të shikojmë dhe njëherë pohimin e Jezusit kur ishte me dishepujt e tij përpara arrestimit. Zoti u tha të gjithë dishepujve të tij, “Këtë natë të gjithë ju do të skandalizoheni për shkakun tim,” (Mateu 26:31). Sigurisht që tek Mateu 26:56 lexojmë se të gjithë dishepujt e braktisën, përfshirë dhe Gjonin.

Por pastaj në kohën kur Jezusi u dënua, Gjoni shfaqet sërish; ai është i vetmi dishepull që kthehet. Gjoni nuk mund të qëndronte larg Zotit të tij të dashur. Gjoni u kthye sërish tek kryqi.

Kur Gjoni u kthye tek kryqi, Jezusi nuk i tha, “Gjon, ku ishe? Po të kërkoja. Mendova se nga të gjithë dishepujt ti do të ishe ai që do të qëndroje me mua gjatë gjykimit.”.

Ai nuk e qortoi. Nuk kishte asnjë, “Unë të thashë.”. Përkundrazi Ai e pa dhe i dha përgjegjësinë më të lartë që Shpëtimtari mund t’i jepte ndokujt. Ai tha, “Ja nëna jote!.”. Zoti po i thoshte se dëshironte që Gjoni ta zëvendësonte. Ai dëshironte që Gjoni të qëndronte për të folur për të.

Disa prej nesh i kanë premtuar Zotit diçka, i kanë premtuar se do të ecin pranë tij, i kanë premtuar se do të kalojnë kohë me Fjalën e tij. Ne kemi bërë premtime të tilla dhe pastaj kemi qene të zënë ose të lodhur dhe i kemi braktisur këto premtime. Të zhgënjyer nga rrethanat e jetës, ne heqim dorë nga premtimet që i kemi bërë Perëndisë.

Falë Zotit ne mund të pendohemi, rikthehemi tek Jezusi dhe të pranojmë përkujdesin dhe drejtimin e tij.

Lutje: Zot, e kuptoj se sot kam nevojë të kthehem tek kryqi. Kam nevojë të gjunjëzohem tek këmbët e tua në adhurim, të të dua dhe të ndjek ato premtime që të kam bërë. Faleminderit që je i duruar me mua. Unë lutem në emrin e Jezusit, Amen.

Afrohuni te Perëndia dhe ai do t’ju afrohet juve.” (Jakobi 4:8).

nga Dr. Michael Youssef

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI