Pilati ishte ai që dha leje për ta kryqëzuar Jezusin edhe pse ishte i bindur që Jezusi ishte i pafajshëm. A jeni gjendur në ndonjë situatë kur ju është dashur të jepni një vendim? Ju edhe pse e keni ditur se kush ishte e drejtë, keni zgjedhur të mbroni të gabuarën për hir të shumicës. E vërteta , a ia vlen ta thuash?

Në të vërtetë ai është zgjedhja më e mirë, sigurisht për botën.
Siç ishte atëherë, kështu është edhe sot. Krishti nuk mund të ishte “zgjedhja e botës”, edhe pse Bota është arsyeja pse Jezusi zgjodhi të jepte jetën e vet. Ne ndoshta sot të ndjehemi të kënaqur që ne nuk kemi për të bërë të njëjtën zgjedhje që bëri Ponc Pilati në atë ditë të trazuar në Jerusalem. Pilati pyeti turmën :
“Çfarë duhet të bëj me Jezusin?”

Askush nuk mund t’i shpëtojë kësaj pyetjeje. Ne secili kemi vet një turmë mbi ne që na bën presion të zgjedhim Barabën në vend të Jezusit. Për sa kohë që jemi me Krishtin, duke ecur së bashku me të, pas tij, duke zgjedhur atë, është e lehtë. Por momenti i vendimit të vështirë do të vijë herët ose vonë për të gjithë ne.
Ne secili do të jemi në mes të një turme ku na duhet të bëjmë një zgjedhje. Bota e ka bërë zgjedhjen e saj.
Jezusi duhet të vdesë!
Po ti cilin do të zgjedhësh Jezusin apo Barabën?
