Parimi kyç për rritjen shpirtërore!

Levitiku 9:1-11:47. Në pjesën e Torahut të kësaj jave, njeriu mëson parimin themelor për rritjen shpirtërore. Nuk është se ky parim është shumë i thellë, por shpesh herë injorohet. Përpara se ta zbulojmë këtë parim, le të kujtojmë se një nga detyrat kryesore të njeriut është të sillet në mënyrë të tillë që reflektojë lavdinë e Zotit. Dhe ka vetëm një mënyrë për këtë gjë, një jetë e jetuar në bindje. Në pjesën e hapjes së parashahut të kësaj jave, Moisiu po i flet Aaronit në lidhje me punën e Kohanimit. Moisiu shprehet,

Kjo është ajo që HaShem ka urdhëruar që të bëni ju (të gjithë Kohanimët), bëjeni dhe lavdia e HaShemit do t’ju shfaqet.” Levitiku 9:6

Jo vetëm që ky varg zbulon se me anë të bindjes ndaj asaj që urdhëron Perëndia shfaqet lavdia e Perëndisë, por vargu thotë fjalë për fjalë se lavdia do t’i shfaqet atij që kryen atë që Zoti urdhëroi. Me fjalë të tjera, nëpërmjet bindjes, besimtari do të rritet në kuptimin e tij për Zotin. Pse është kështu? Përgjigja është sepse lavdia e Perëndisë në thelb lidhet me atributet e Tij. Kjo është shprehur qartë në kapitujt 33 dhe 34 të  librit të Eksodit. Në këtë pjesë Moisiu i lutet Zotit t’i tregojë atij lavdinë e Tij (Eksodi 33:18). Si përgjigje të kësaj lutjeje, Zoti e lejoi Moisiun të shihte shpinën e Tij. Kur ndodhi kjo, Moisiu po gdhendte grupin e dytë të pllakave dhe kur Zoti zbriti në një re dhe qëndroi atje me Moisiun, HaShemi shpalli 13 atributet e Tij (Eksodi 34:5-7).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI