Akademia Pediatrike Amerikane dhe Organizata Pediatrike Kanadeze, kanë nxjerrë deklarata në të cilat thuhet se fëmijët nga 0-2 vjeç nuk duhet që të kenë asnjë ekspozim ndaj teknologjisë, fëmijët nga 3-5 vjeç mund të kalojnë vetëm një orë në ditë, ndërsa 6-18 vjeç mund të kalojnë deri në 2 orë kohë në ditë.
Ndërkohë që fëmijët dhe të rinjtë e përdorin teknologjinë 4-5 herë më shumë se normat e lejuara dhe kjo shoqërohet me pasoja të rënda, shpesh madje jetë kërcënuese. Pajisjet elektronike që mund të mbahen në dorë si për shembull : telefona celularë, tablet, lojra elektronike, kanë rritur në mënyrë drastike aksesin dhe përdorimin e teknologjisë dhe kohët e fundit kjo po vihet re sidomos tek fëmijët që janë shumë të vegjël. Pediatrët u bëjnë thirrje prindërve, mësuesve dhe instancave qeveritare, që të ndalojnë përdorimin e këtyre pajisjeve nën moshën 12 vjeçare. Më poshtë po parashtrojmë disa nga arsyet se përse këto pajisje, janë të dëmshme.
1.Këto pajisje shpejtojnë rritjen e trurin.
Nga mosha 0-2 vjeç, truri i foshnjave trefishon masën e tij dhe pas kësaj vazhdon stadet normale të rritjes deri në moshën 21 vjeçare. Por sot ekzistojnë stimulime elektronike që çojnë në zhvillim të parakohshëm, si për shembull telefonat, internet, I-pad, televizioni etj. Këto stimulime janë të lidhura me problemet që shfaqen më vonë si “ mungesa e vëmendjes, vonesa në përpunimin e informacionit, impulsivitet i tepruar dhe ulje të aftësisë të vetë-rregullimit.
2.Pajisjet teknologjike vonojnë zhvillimin
Kur përdor teknologjinë, qëndron në pozicione të caktuara, çka mund të rezultojë në zhvillim të vonuar. Një në tre fëmijë, që hyn tani në shkollë është me zhvillim të vonuar dhe kjo ndikon menjëherë në arritjet akademike. Lëvizja rrit përqëndrimin dhe aftësinë për të mësuar.
3.Epidemia e Obezitetit
Televizioni dhe lojrat video games, janë të lidhura me rritjen e obezitetit. Fëmijëve që u është lejuar një pajisje në dhomën e tyre të gjumit, kanë 30 % shanse më shumë për të qenë obezë. 1 në 4 fëmijë kanadeze dhe 1 në 3 fëmijë amerikanë janë obezë. 30 % e fëmijëve me obezitet kanë tendencën të zhvillojnë diabetin dhe kanë më tepër rrisk për atak kardiak në moshë të hershme.
4.Sëmundjet mendore
Përdorimi i tepërt i teknologjisë, ndikon në rritjen e nivelit të fëmijëve me depresion, ankth, ç’rregullime të atashimit, mungesë vëmendje, autizëm, ç’rregullime bipolare, psikoza dhe probleme në sjelljen e fëmijës.
5.Agresiviteti
Mediat që transmetojnë programe të dhunshme mund të shkaktojnë rritjen e agresivitetit tek fëmijët. Fëmijët e vegjël janë shumë të ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe seksuale në media. Shtetet e bashkuara të Amerikës e kanë kategorizuar dhunën mediatike si “ Rrisk i Shëndetit Publik” për fëmijët.