Numëroj Çdo Bekim

Ti ishe atje në luginën e hijeve
Ti ishe atje në thellësinë e pikëllimit
Ti je forca ime, shpresa për të nesërmen
jam i bekuar përtej imagjinatës.”

A jeni përballur ndonjëherë me depresionin apo me mendimin se plani i Perëndisë nuk është dhe aq i mirë sa e mendonit? Kështu ka nisur dhe historia e këngës së re të grupit të adhurimit folk nga Irlanda, Rend Collective.

Vokalisti i grupit, Geret thotë: “Historia nga e cila u frymëzua kjo këngë lidhet me një periudhë depresioni që përjetova disa vite më parë. Gjithçka filloi sepse numëroja ato që më mungonin, në vend të atyre që kisha. Një miku im më tha se krahasimi ishte vjedhësi i lumturisë. Harxhojmë shumë kohë nga jeta duke krahasuar suksesin, familjen apo çfarë do lloj gjëje tjetër që kemi me atë që kanë të tjerët. Mediat sociale janë si një botë e tërë ku e kalon gjithë kohën duke parë  jetën e përsosur që kanë të tjerët dhe më pas e kupton se jeta e tyre nuk është aspak ashtu. Të dy kuptuam se duhet t’i kujtojmë vetes të gjitha gjërat e mira që Perëndia ka bërë. Apostulli Pal thotë se duhet të jemi gjithmonë falënderues dhe kjo me kujtoi himnin e vjetër numëro çdo bekim . Kjo ishte zanafilla e idesë të cilën duhet të vazhdojmë ta ndjekim. Është një disiplinë.

Ne që jemi shpëtuar  dhe  çliruar, kemi Ungjillin të cilit mund t’i kthehemi  kurdo që nuk mund të gjejmë asgjë për të cilën të jemi falënderues. Të vazhdojmë të kujtojmë se dikur ishim të verbër dhe të humbur por tani nuk jemi të gjetur. Kjo e vërtetë na kujton gjithmonë se kemi diçka për të cilën ne mund të këndojmë. Ato janë bekime shumë të çmuara. Zoti është gjithmonë i mirë me ne dhe ne mund t’i këndojmë kësaj mirësie në çfarëdolloj rrethane të jemi.

Kjo këngë lindi pas një periudhe depresioni sepse kishim nevojë të kujtonim mirësinë dhe besnikërinë e Zotit. Për ne të numëruarit e çdo bekimi nuk është thjesht një shprehje por një thirrje në beteje, një qëndrim që ruajmë dhe në netët më të errëta. Ne shpresojmë që pavarësisht stinës që po kaloni kjo këngë t’ju inkurajoj.

Kënga “Numëroj Çdo Bekim” është pjesë e albumit të tyre “Lajmi i Mirë” (Good News) publikuar në fillim të vitit 2018.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI