Vetem Zoti e di

Vetëm Zoti e di ç’ke kaluar
Vetëm Zoti e di ç’thonë për ty
Vetëm Zoti e di kush je në të vërtetë
Por është një dashuri që vetëm Zoti e di .”

Fansat e grupit të dashur for King & Country vazhdojnë të kenë edhe më shumë pritje për muzikën e tyre të re. Grupi që është vlerësuar dy herë me çmimin Grammy, përgatitet të publikoj albumin më të ri, “Digj anijet” (Burn the Ships) në muajin Tetor.  Ndërsa këngë si “Gëzim” (joy.) Dhe “Pionierë” (Pioneers) vazhdojnë të kenë sukses në majat e klasifikimeve, grupi ka prezantuar një tjetër këngë. “Vetëm Zoti e di” (God Only Knows), një këngë që po dëgjohet shpesh së fundmi.

For King & Country tregojnë: “Kjo këngë dhe video ka një vend të veçantë në zemrën tonë, veçanërisht pas disa betejave që ka kaluar familja jonë vitet e fundit. Dhe nga të gjitha historitë që dëgjuesit kanë ndarë me ne ku kemi parë dhimbjen dhe thyerjen. Për këtë arsye ne dëshironim të realizonim një këngë të sinqertë e sidoqoftë plot shpresë që të mund ta dëgjoni në këto stinë të vështira. Ne shpresojmë që kjo këngë do t’ju tregojë se ju jeni të dashur nga ai që ju ka krijuar.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI