Argëtim dhe Besim

Çfarë vjen në mend kur dëgjojmë fjalën “verë”? Qetësi, mbrëmje të vona, dhe ditë më të gjata dhe paksa më të zvarritura? Ndoshta mendojmë për ditë dembelosjeje dhe të mjegullta me familjen që pushon në liqen apo plazh. Tingëllon si argëtim, apo jo? Por, si mund t’i kombinojmë këto argëtime verore me besimin? Dua të them, tashmë po shijojmë bukurinë e krijimit mahnitës të Perëndisë, kështu që çfarë mund të bëjmë për t’i ndarë këto dhurata të mahnitshme nga Perëndia me familjen dhe miqtë tanë … ndoshta edhe fqinjët tanë? Këtu janë katër mënyra të thjeshta për të kombinuar besimin dhe argëtimin këtë verë.

  1. Shijo freskinë e mbrëmjes me familjen

Si thua për një ëmbëlsirë të lehtë në mbrëmje? Fiki të gjitha pajisjet elektronike, merr disa peshqir ose batanije për t’u ulur, dhe shijo yjet. Kjo do të ishte një kohë e mrekullueshme për të folur për galaktikën dhe si shfaqet bukuria e Perëndisë nëpër galaktikat. Uluni në heshtje dhe dëgjoni gjinkallat, ose shikoni xixëllonjat nëpër errësirë. Sa kohë e përkryer për të folur me fëmijët (ose nipërit e mbesat) rreth mrekullive të universit që Perëndia i foli dhe erdhën në ekzistencë! Dhe ndërsa zemrat tona janë të qeta, mund të lëmë secilin person të tregojë për “bekimet më të mëdha” të tyre nga java e kaluar, duke i dhënë fund ditës në një shënim të ëmbël dhe pozitiv.

  1. Planifikoni një festë komshinjsh

A është shumë e vështirë të planifikosh një festë? Jo dhe aq. Përgatite festën sa më thjeshtë të mundesh.  Vendos ca drita në oborr. Fto të gjithë që të kontribuojnë me ushqime si patate të skuqura dhe mish të pjekur, barbeque dhe pak verë ndoshta. Fqinjët do të jenë të prirur të frymëzohen  nga ecja jote e krishterë nëse i bën të ndihen të mirëpritur në jetën tënde. Siç tha edhe një herë Pali, “ishim të kënaqur duke ju komunikuar jo vetëm ungjillin e Perëndisë, por edhe vetë jetën tonë, sepse na u bëtë të dashur.” – 1 Thesalonikasve 2:8

  1. Vetëm 

Do që të kalosh pak kohë vetëm gjatë kësaj vere? Meqenëse moti është i mirë, përse mos të shëtisësh jashtë? Nëse nuk ke oborr, mund të gjesh një park ose hapësirë të gjelbër pranë shtëpisë, ku mund të meditoni për Perëndinë. Çfarë gëzimi mund të përjetojmë duke vëzhguar krijimin e Tij dhe duke u bërë më të vetëdijshëm për praninë e Tij.
A ju pëlqen leximi? Ai gjithashtu mund të jetë aktivitet relaksues në natyrë.

  1. Kaloni kohë me të tjerët

Aktivitetet e verës mund të jenë më të bukura kur kalon kohë me të tjerët, kështu që përfshi familjen dhe miqtë në planet e argëtimit. Pas një pikniku të këndshëm, bashkë me bashkëshortin/en mund të nisesh për shëtitje në një park pranë shtëpisë. Turneut tuaj mund t’i bashkohen edhe miq të ndryshëm. Dhe me siguri në shtëpi do të ktheheni me një tufë lulesh të mrekullueshme nga parku. Edhe vetë lulet mund të jenë mundësia për të ndarë ungjillin duke u mahnitur nga krijimi i Perëndisë. Po ta shohësh me kujdes, ndarja e besimit bëhet më e thjeshtë kur të tjerët i bën pjesë të përditshmërisë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI