Një grup burrash shkuan tek Jezusi. Ata i parashtruan Atij një rast.
Një grua ishte martuar shtatë herë. Ajo kishte jetuar më gjatë se të gjithë bashkëshortët e saj. Më pas kishte vdekur.
Pasi i treguan rastin, ata e pyetën Jezusin “ Kujt do t’i përkasë ajo në momentin e ringjalljes?”
Ata që janë të bekuar me martesa të mira, ndoshta janë shqetësuar nga përgjigja e Jezusit. Ai tha “Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë” ( Mateu 22:30)
Jezusi na tregoi se njerëzit nuk do të vazhdojnë të martohen mbas ringjalljes. A do të thotë kjo se nuk unë nuk do jem afër burrit tim në Parajsë? Perëndia e zgjodhi martesën, si marrëdhënien më të ngushtë tokësore. Kështu Ai ilustroi marrëdhënien e Tij me Kishën. Vështirë të mendosh se Ai do ta zhbëjë këtë marrëdhënie në Parajsë.
A do të jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe me Perëndinë, në Parajsë? Ndoshta kjo është diçka që këtu nuk mund ta kuptojmë, ndaj Jezusi nuk e shpjegoi më tutje. Ndoshta, Jezusi kishte për qëllim që të inkurajonte ata që në këtë jetë kanë kaluar martesa të këqija. Ky nuk do të ishte një problem në Parajsë.
Ky diskutim, më kujton fëmijët binjakë që ishin në bark. Ata flisnin me njëri-tjetrin e thoshin se nuk donin të lindnin. Ata nuk donin të linin rehatinë që kishin. Aty ndiheshin ngrohtë, ushqeheshin mirë, e ishin shumë pranë nënës së tyre. Patjetër, ata nuk e kishin idenë mbi mrekullitë e botës në të cilën do të hynin.
Ne ndihemi njësoj si ata, kur mendojmë se do të lemë këtë jetë për të shkuar në parajsë. Perëndia nuk na ka thënë më shumë. Njësoj si fëmijët e pa lindur, nuk do të mund ta kuptonim. Por jeta me Të, për të gjithë përjetësinë, është më e mrekullueshme se çdo gjë që mund të imagjinojmë!