Lajmi i mirë i shpëtimit mund të sjellë dritë në errësirën e jetës së një personi.2 Korintasve 4:1-6
Mendoni pak për dritën dhe errësirën dhe mënyrën se si ndikojnë në aftësinë tuaj për të parë. Në errësirë, nuk kemi asnjë ndjesi drejtimi apo guxim për të ecur përpara, por në dritë, gjithçka duket qartë. Në një kuptim shumë real, kjo perspektivë është e vërtetë edhe në sferën shpirtërore. Ata që banojnë në errësirën shpirtërore nuk mund t’i perceptojnë realitetet rreth Perëndisë.
Por lavdi Zotit që Ai ka fuqinë të na ndihmojë të dallojmë të vërtetën. “Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës“. (Gjoni 8:12). Kjo është arsyeja pse shprehja “drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit” është shëmbëllimi i përsosur i mesazhit të shpëtimit (2 Kor. 4:4). Është lajmi i mirë që mund ta transferojë dikë nga errësira shpirtërore në dritë (Kolosianëve 1:13).
Ata që i kanë besuar Jezusit si Shpëtimtar janë tashmë “fëmijë të dritës” (Efesianëve 5:8). Perëndia e thërret secilin prej nesh që ta çojmë ungjillin kudo ku errësira mbretëron. Është e rëndësishme që stili ynë i jetesës të jetë i ndryshëm nga errësira që na rrethon. Në jetën tuaj të përditshme, a jeni bartës i dritës që tregon rrugën drejt Krishtit?