Një zemër e re

Lexo: Romakëve 10:9-13

“Uau!” Sytë e Brendit mbetën të hapur nga habia. Prindërit sapo i kishin shpjeguar atij dhe vëllait të tij, Semit, se doktorët kishin vendosur që gjyshi duhet të bënte një transplant zemre sapo të gjendej një dhurues.

“Është mahnitëse ajo që mjekët kanë mësuar të bëjnë,” tha babai. “Megjithatë, ne duhet të kujtojmë se ky është një operacion i rrezikshëm dhe jo gjithmonë del me sukses. Le të lutemi për gjyshin dhe t’ia besojmë Zotit fundin.”

“Por prit një minutë! Po nëse gjyshi e bën transplantin në zemër dhe prapë vdes?” pyeti Semi i shqetësuar. “Ai nuk do të shkonte në parajsë.”

“Por prit një minutë! Po nëse gjyshi e bën transplantin në zemër dhe prapë vdes?” pyeti Semi i shqetësuar. “Ai nuk do të shkonte në parajsë.”

Të gjithë u kthyen dhe panë Semin me kureshtje. “Përse e thua këtë?” pyeti nëna. “Patjetër që gjyshi do të shkojë në parajsë; ai është i krishterë.”

“Po. Gjyshi e do Jezusin,” tha Brendi. “Ai ka thënë se ka besuar tek Jezusi që kur ishte fëmijë, e mban mend?”

“Por mësuesja ime e shkollës të së dielës thotë se ne nuk do të shkojmë në parajsë po nuk e patëm Jezusin në zemrën tonë,” u përgjigj Semi, “kështu që, nëse gjyshi do të ketë një zemër të re, ai nuk do të jetë më i krishterë, apo jo?”

“A nuk ta shpjegoi mësuesja se çfarë do të thotë të kesh Jezusin në zemër?” pyeti babai. Semi thjesht ngriti supet. “Epo,” tha babai, “mendoje kështu, Semi. Ti ke një vend të madh në zemrën time, por kjo nuk do të thotë që ti je brenda saj fizikisht.” Babai vendosi dorën mbi kraharorin e tij. “Ti nuk vërtitesh përqark këtu brenda në organin që rreh. Kështu që, çfarë të vjen në mendje kur unë të them se të kam në zemër?”

“Nuk e di. Besoj se… besoj se do të thotë që më do shumë,” tha Semi.

Babai pohoi me kokë. “Pikërisht ashtu. Është e njëjta gjë edhe kur themi se kemi Jezusin në zemrat tona. Kjo tregon se as në këtë rast nuk bëhet fjalë për zemrat fizike. Por do të thotë se besojmë që Jezusi na do dhe që ne e duam Atë gjithashtu. Kur i besojmë Atij për faljen e mëkateve tona, ne themi që Ai vjen në zemrat tona, jo në zemrat fizike, por në jetët tona. Ai është me ne gjatë gjithë kohës dhe ne kërkojmë që Ai të na drejtojë. Pra… pavarësisht se çfarë zemre fizike ndodhet brenda trupit të gjyshit, ai e do Jezusin dhe i përket Atij. Kuptove?”

Semi pohoi me kokë. “Kuptova,” tha ai. Semi buzëqeshi. “Tani ndihem më mirë.”

Po ti e ke Jezusin në zemrën tënde? Në Bibël, shpesh fjala “zemër” i referohet qenies të brendshme, atij që jeton edhe pasi trupi vdes. Bëhet fjalë për shpirtin, pjesën ku ndodhen mendimet dhe ndjenjat e tua, dhe ai ka nevojë të shpëtohet nga mëkati. A i ke kërkuar Jezusit të t’i lajë ato mëkate dhe të kontrollojë jetën tënde? Nëse jo, bëje sot këtë.

Lëre Jezusin të jetoj në ty !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI