Ecje në natyrë

Përveç faktit që ecja nëpër male e pyje pastron mendjen tonë, trupin dhe shpirtin, shkencëtarët kanë zbuluar një fakt tjetër që tregon se ecja ndryshon shumë edhe trurin tonë, e ky ndryshim është për mirë, sigurisht.


Ecja në natyrë mund të largojë mendimet negative

Përveç ndjenjave pothuajse të menjëhershme, që ecja të bënë të qetë dhe të falë kënaqësi ajo gjithashtu mund të zvogëlojë “ripërtypjen”. Shpeshherë e gjejmë vetën të mbushur me ide negative, që na zhdukin gëzimin dhe momentet e mira duke na çuar në depresion dhe ankthe të këqija. Por, një studim i fundit nga Akademia Kombëtare e Shkencave, ka zbuluar se ecja në natyrë ul këto mendime negative. Hulumtuesit krahasuan njerëzit të cilët ecin nëpër natyrë dhe njerëzit që ecin në vende urbane, dhe zbuluan se 90% e njerëzve që ecin në natyrë kanë raportuar nivele të ulëta të gjërave negative, ndërkaq njerëzit që ecin në mjedisin urban nuk e kanë raportuar këtë rënie. Hulumtuesit vënë në dukje se shtimi i urbanizimit lidhet ngushtë me rritjen e rasteve të depresionit dhe sëmundjeve të tjera mendore.

Ecja, duke u shkëputur nga teknologjia rrit mënyrën e zgjidhjes së problemeve

woman-hiker-EagleCreekTrail-Oregon-lalunablue77-FlickrNjë studim i kryer nga psikologët Ruth Ann Atchley dhe David L. Devijuar, kanë zbuluar se problemet mund të largohen duke iu shmangur teknologjisë dhe duke iu afruar natyrës. Pjesëmarrësit e këtij studimi kaluan 4 ditë në male, duke mos iu lejuar fare të përdorin teknologjinë, dhe 50% e tyre arritën që të gjejnë mënyra për ta luftuar depresionin dhe problemet. Hulumtuesit e këtij studimi vënë gjithashtu në dukje se teknologjia dhe zhurma në vendet urbane, janë tepër shqetësuese dhe na pengon për tu përqendruar në gjërat funksionale.

Ecja në natyrë ëshë një ushtrim i madh, dhe rrit fuqitë e trurit

walking-nature-150629Tashmë e dimë se ushtrimet janë fantastikë për shëndetin tonë. Ecja është një mënyrë shumë e mirë për të djegur 400 deri 700 kalori në orë. Kjo është testuar nga njerëzit të cilët ushtrojnë jashtë, dhe gjasat janë më të mëdha që këta njerëz të kenë më shumë në funksion trurin. Hulumtuesit nga Universiteti i British Columbia, kanë gjetur se ushtrimet aerobike rrisin volumin e një pjese të trurit. Ushtrimet e tilla jo vetëm që përmirësojnë humbjen e kujtesës por edhe parandalojnë atë. Shumë njerëz marrim ilaçe të ndryshme për t’i luftuar këto sëmundje, por nuk e dinë se zgjidhja më e mirë mund të jetë ecja në natyrë.

Si mund të filloni ecjet?

nature-walkPër fat të mirë,  ecja është një nga sportet më të lehta dhe më të lira që sjellin përfitime pozitive për tërë familjen tuaj, duke përfshirë këtu edhe gjyshet. Filloni me ecje të vogla për t’i testuar aftësitë. Çdo ushtrim që e bëni jashtë është i mirë për shëndetin tuaj. Rekomandohet t’i fikni celularët dhe çdo teknologji që e keni dhe të dilni të ecni e të vraponi në natyrë. Sigurohuni që të mbathni këpucë të rehatshme, një kapelë dhe një shishe me ujë, dhe gjithashtu veshje sa më të lehtë për tu mos u komplikuar dhe rënduar. Në këtë mënyrë jo vetëm që ushtroheni por edhe qetësoheni.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI