7 këngëtarë të krishterë në American Idol

American Idol është një talent show i të kënduarit live, një emision televiziv amerikan krijuar nga Simon Fuller.  American Idol  filloi transmetimin në Fox në qershor 2002, dhe sezoni i fundit përfundoi më 7 prill 2016. American Idol filloi si formati binjak i serialit britanik Pop Idol, dhe u bë një nga shfaqjet më të suksesshme në historinë e televizioneve Amerikane. Shumë artistë të muzikës së krishterë bashkëkohore kanë qenë pjesë e këtij spektakli tepër të njohur.  Mandisa, Colton Dixon, Danny Gokey, Lauren Daigle dhe shumë të tjerë.

  1. Colton Dixon

Colton Dixon është një ndër artistët më të suksesshëm të muzikës së krishterë bashkëkohore. Ai mori pjesë në American Idol, në sezonin e 11 dhe u rendit në vendin e 7-të.  Ky spektakël ishte trampolina e parë e tij për t’u afirmuar më vonë në muzikë. Muzikën dhe këngët që shkruan, ja kushton Perëndisë duke folur për çdo mrekulli që ka bërë në jetën e tij. ‘You Are’ (Ti je) është një ndër këngët e tij të para dhe më të pëlqyera. Colton fitoi çmimin Dove në vitin 2013 për "Albumin më të mirë rrok bashkëkohor të vitit" për “A Messenger”.

 2.Mandisa

Mandisa ka fituar zemrat e gjithë dëgjuesve të muzikës së saj që me daljen e saj të  parë në American Idol. Mandisa ishte pjese e këtij kompeticioni në sezonin e 5-të dhe u rendit e 9-ta duke fituar zemrat e publikut. Simon Cowell një prej anëtarëve të jurisë bëri komente të ashpra për peshën trupore të Mandisës, kjo nuk e dekurajoi artisten, përkundrazi sot ajo motivon të tjerë që sfidohen me peshën e tyre që të kujdesen për veten dhe të kenë kurajon të humbasin kilogramët e dëmshëm për shëndetin. Pas përfundimit të American Idol, Mandisa nisi një karrierë të suksesshme duk nxjerr një album dhe duke lançuar këngën e saj më të suksesshme “Overcomer”. Ajo fitoi një çmim Grammy në vitin 2014 për "Albumin më të mirë bashkëkohor të krishterë " dhe disa çmime të tjera për këngën Overcomer.

 3.Lauren Digle

Fansat e muzikës u njohën për herë të parë me Lauren gjatë pjesëmarrjes së saj në American Idol. Ajo mori pjesë në vitin 2010 në këtë spektakël ku u rendit e 24 . E talentuar por edhe me ambicie të mëdha ajo nisi karrierën solo. Lauren publikoi këngën origjinale të Krishtlindjes “Light of The World,” (Drita e botës), pas saj këngën “How Can it Be” (Si ka mundësi) që u shndërrua në një hit. Çmimi i parë i karrierës së saj është çmimi Dove si Artistja e re më e mirë e vitit 2015. Albumi “Si mund të jetë”, është  nominuar  për një çmim Grammy, si albumi më i mirë bashkëkohor i  krishterë. “How can it be” (Si ka mundësi) është  një ndër këngët më të suksesshme të artistes, duke rrëmbyer shumë çmime por edhe duke u  pëlqyer dhe nga shumë dëgjues.  Sot Lauren renditet e para në Billboard dhe në klasifikime të ndryshe për këngën e saj “Trust In You”.

4.Danny Gokey

Danny Gokey e dinte se ai ishte i bekuar me talentin në të kënduar, por nuk ishte i sigurt për pjesëmarrjen e tij ne American Idol. Gruaja e tij e parë u nda nga jeta vetëm katër javë para se ai të merrte pjesë ne American Idol. Ai mahniti jurinë e këtij spektakli me zërin e tij dhe u rendit i treti në sezonin e tetë të American Idol. Danny është një ndër emrat më të dëgjuar në radio dhe kënga e tij “Tell Your Heart To Beat Again” është e renditur e dyta në Billboard dhe në disa klasifikime të tjera. Danny është një nga këngëtaret meshkuj më të pëlqyer të momentit.

5.Carrie Underwood

Carrie Underwood ,është  fituesja e edicionit të  4 në Americal Idol. Ajo filloi  të këndonte në kishe dhe  është aktive në zhanrin kauntri. Fakti që ka marrë më shumë se 50 çmime Awards, tregojnë se sa e zonja dhe e talentuar është Carrie.  Kënga “Jesus Take the wheel”  ka fituar gjashtë  çmime, në 2006 u cilësua si kënga më e mirë kauntri e vitit me një çmim Grammy, njëkohësisht edhe me një çmim Dove si kënga kauntri më e mirë . Albumi i saj është certifikuar me diskun e platinit.

Gjatë një interviste me Everyday Christian ajo shpjegoi: “Besimi im është pjesë shumë e rëndësishme e karrierës sime. Fillova te këndoja ne kishe kur isha shumë e vogël, dhe gjithçka nisi aty. Me qëndrimin tim dua të jem e kujdesshme në veshjet e mia por dhe tekstet që unë këndoj.”

6.Jason Castro

Sezoni  7 i American Idol,  prezantoi artistin nga Teksas  Jason Castro. Ai u klasifikua i treti dhe arrit të kishte një kontrate me Atlantic Records. American Idol ishte spektakli i cili i hapi rrugën drejt suksesit në muzikë. Albumi i tij debutues u publikua në vitin 2009.  Në një intervistë me Christian Post, Jason tha se plani i tij nuk ishte që të publikonte një album të krishterë, por këngët që shkroi flisnin për një periudhe të jetës se tij, kur ai ishte i etur për Perëndinë. Ai shpjegon duke thënë, “Isha i lodhur nga te gjitha herët kur dëshiroja më shumë prej Zotit në jetën time. Ndaj dëshiroja më shumë prej tij dhe në muzikën time. Çdo ditë komunikoj më të përmes muzikës.”

7.George Huff

U rrit duke kënduar ne kishë, dhe tërhoqi vëmendjen e publikut të  gjerë me pjesëmarrjen e tij në edicionin e 3 të American Idol.  George u rendit  në vendin e pestë, por arriti të merrte një ofertë nga Word për të publikuar albumin me muzikë për Krishtlindjen në 2004. Pas një viti publikoi albumin Miracles .

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI