Nga:

Një vështrim në zemër

Lexo: Jeremia 17:5-10; Psalmi 51:1-12

“Uau, mami! Nuk i kam ditur aspak këto gjëra më parë!” tha Luka, ndërsa ai dhe shoku i tij, Xhonatani, ishin ulur në dysheme duke parë disa libra.

Çfarë gjërash?” pyeti motra e tij, Pegi, e cila po bënte detyrat e shtëpisë. Luka iu përgjigj:“Unë dhe Xhonatani duhet të gjejmë disa fakte për zemrën dhe më pas t’i raportojmë në klasë, kështu që po merremi me këtë gjë. Është mahnitëse mënyra se si është ndërtuar trupi ynë!”

Nëna pohoi me kokë dhe e pyeti: “Po çfarë mësuat?”.

Po ja, këtu thuhet se nëse të gjitha enët tona të gjakut do të tërhiqeshin nga njëra anë në tjetrën, enët e gjakut të një fëmije do të arrinin gjatësinë prej 96560.6 kilometra. Ena e gjakut të një të rrituri do të arrinte gjatësinë 160934.4 kilometra!”– i tha Luka asaj.

Xhonatani shtoi: “Po, dhe thuhet se brenda 24 orëve zemra pompon mijëra litra gjak. Ajo e bën gjakun të qarkullojë në trup nja dymijë herë në ditë.”.

“Uau! Zemra është shumë e vogël për ta bërë këtë, apo jo?” thirri Pegi “Po. Ajo është sa një grusht,” tha Luka, ndërsa shkruante faktet në bllokun e tij. Nëna pranoi:

“Kjo është mahnitëse. Edhe Bibla flet për zemrën, por i referohet mendimeve, qëndrimeve, vlerave dhe emocioneve tona, jo organit në trup.”.

“Një varg që unë kam mësuar në shkollën e së dielës thotë se zemra jonë gënjehet dhe sëmuret,” tha Pegi.

Nëna pohoi me kokë dhe shpjegoi: “Ja pse ne kemi lindur të gjithë me një natyrë mëkatare. Lajmi i mirë është që kur ne e pranojmë Jezusin si Shpëtimtar, Perëndia na jep një zemër të re dhe të pastër.”.

Fëmijët pohuan me kokë. Me aq sa mbanin mend, ata kishin dëgjuar se duhej një zemër e re, dhe të tre kishin besuar tek Jezusi. Xhonatani vazhdoi: “Por ndonjëherë ne mëkatojmë sërish. Kur ne ia rrëfejmë mëkatin Perëndisë, Ai na fal.”.

“Po. E di çfarë duhet të bëjmë, Xhonatan?” – pyeti Luka. “Duhet ta përfshijmë në raportin tonë këtë. Nuk është problem, apo jo? Pastaj, mësuesi ynë na ka thënë mbajmë shënim çdo informacion që mund të gjejmë mbi këtë temë.” Nëna miratoi: “Ide e mirë! Mbase dikush në klasën tuaj do të interesohet për të dëgjuar më shumë për Zotin dhe për të mësuar se si mund të ketë një zemër të re gjithashtu!”.

Po ti a ke një zemër të re dhe të pastër? Faleminderit Perëndisë për zemrën e mahnitshme fizike që kemi në trup, por po për mendimet, qëndrimet, vlerat dhe për personin që je? Perëndia thotë se zemra jote, qenia jote e brendshme, është e dobët nga natyra. Ai dërgoi Birin e Tij, Jezusin, të merrte dënimin që ti meriton. A beson tek Ai? Përse të mos e bësh sot? (Shiko lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri.) Sa herë që do të bësh prapë mëkate, rrëfeje menjëherë atë dhe ripërtërije marrëdhënien tënde me Zotin.

Besoji Jezusit dhe merr një zemër të re

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI