Lexo: Psalmi 139:1-3

Skerdi pa jashtë dritares së aeroplanit. Ai dëshironte të kishte qenë më i emocionuar për udhëtimin e parë ajror, por mendimet e tij ishin njësoj si retë e dendura poshtë Ai pyeste veten:

Përse mami dhe babi duhet të ishin në atë aksident? Mua më pëlqen të shkoj në shtëpinë e gjyshit dhe të gjyshes për të kaluar kohë atje, por për këtë arsye mami dhe babi gjenden në spital.”.

Ai i largoi sytë nga dritarja kur stjuardesa erdhi dhe shërbeu pijet që pasagjerët kishin porositur. “Gëzuar, Skerdi! Pije lëngun tënd. Do të ndihmojë të ndihesh më mirë.”- e inkurajoi Skerdin, Klajdi, vëllai i tij i madh, pasi pa fytyrën e tij trishtuar. Skerdi i tha: “Nuk kam etje! Vazhdoj të mendoj për mamin dhe për babin.”. Klajdi e pa atë me bishtin e syrit: “E di, Skerdi. Në të vërtetë, edhe unë kështu ndihem, por ne duhet t’i besojmë Perëndisë. Ai na do dhe kujdeset për ne; Ai e di se çfarë po bën në jetët tona.”.

Skerdi tundi kokën, por nuk ishte i sigurt nëse ishte dakord me të vëllanë. Ai rrufiti lëngun e tij, më pas u kthye nga dritarja duke psherëtirë. Psherëtima u kthye menjëherë në një fishkëllimë të gjatë. Ai thirri: “Shiko, Klajdi! Retë janë larguar dhe tani mund të shoh tokën poshtë.”. Duke e vendosur hundën në dritare, Skerdi pa poshtë fushat plot ngjyra, makinat dhe kamionçinat që dukeshin si lodra të vogla. Ai tha: “Nuk e dija që poshtë gjendej kjo pamje. Gjithçka duket kaq e vogël! Fantastike! Më pëlqen!” Fytyra e qetë e Skerdit u ndriçua.

Klajdi u afrua dhe pranoi: “Është madhështore, dhe e di çfarë? Të gjithë ato gjëra poshtë kanë qenë atje gjatë gjithë kohës. Por ti nuk mund t’i shihje për shkak të reve.”

Skerdi qeshi dhe tundi kokën. Klajdi vazhdoi: “Në të njëjtën mënyrë mund të mendojmë edhe për aksidentin e mamit dhe të babit. Për ne, e gjithë situata duket e zymtë, dhe ne nuk mund të shohim asgjë të mirë në të, por ti e di se kush mundet të shohë diçka të mirë, apo jo?”.

“Po flet për Perëndinë?” pyeti Skerdi.

Klajdi u përgjigj: “Pikërisht! E mban mend çfarë na tha babi kur na lejuan që ta takonim në spital? Ai na kujtoi se ne e kemi pranuar Jezusin si Shpëtimtarin tonë me anë të besimit dhe që duhet të jetojmë me anë të besimit, duke pranuar gjithçka që Perëndia lejon të vijë në jetët tona. Mami dhe babi këtë po bëjnë, kështu që edhe ne duhet të veprojmë si ata.”

A ke një imazh të zymtë për jetën? A kanë ndodhur gjëra që të kanë bërë të mendosh se asgjë nuk do të bëhet mirë? Mos i lejo gjërat e vështira të jetës të kontrollojnë qëndrimin tënd. Mos harro që plani i Perëndisë është gjithnjë i mirë. Ai e sheh përfundimin, edhe pse ti nuk mundesh. Pranoji të gjitha ato që ndodhin si prej dorës së Tij.

Pranoje atë që Perëndia dërgon në jetën tënde!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI