Një stilolaps dhe fletore e re

Kur isha e vogël, doja një stilolaps e një fletore të re.  Më dukej se këto mjete kishin shumë fuqi. Ato nuk  ishin përdorur më parë. Çfarë duhet të shkruaj? Çfarë të vizatoj? Kështu më duket mua  çdo vit i ri. Një mundësi rifillimi.

Një fillim viti po lutesha, “ Perëndi, dua që këtë vit tësjell një ndryshim për ty.”  Kjo është një lutje e thjeshtë. Problemi qëndron se çdo vit ka 365 ditë. Ditët janë të përbëra  nga 24 orë apo 1440 minuta. Nëse unë nuk i jetoj për Perëndinë secilën nga këto ditë, Dhjetori do të vijë sërish, e asgjë nuk do të ketë ndryshuar.

Ndoshta askush nuk mund të jetojë çdo ditë sipas vullnetit të Perëndisë.  Ndoshta vullneti i Tij shpërfaqet në veprat e bindjes. Këto vepra mund të bëhen edhe në një moment.  Për mua nuk është problem që t’i përkushtohem Zotit të gjithë vitin, apo të gjithë jetën. Problemi im janë momentet. Vendimet e vogla  që duhet të marr. Si duhet të përdor kohën, paratë dhe energjinë që kam? Unë dëshiroj të bëj vullnetin e Perëndisë, por sot nuk dua të shkoj në punë.  Nuk kam dëshirë të ushtrohem, të shpenzoj kohë me fqinjën time, e as  të ha në mënyrën e duhur.  Të paktën jo tani! A ndihesh dhe ti kështu?

Pyetja është, “Çfarë dëshiron Perëndia që unë të bëj tani? A jam gati ta bëj?”

Zot, duke filluar që nga sot, më ndihmo që ta shoh çdo moment si të rëndësishëm për Ty.  E di që ti nuk pret nga mua që të punoj gjithë ditën. Unë kujtoj se çfarë i the dishepujve të tu:

“Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak” ( Marku 6:31). Më ndihmo Zot, të interesohem më shumë për atë që Ti dëshiron, sesa për atë që dëshiroj unë.  Faleminderit për

“ stilolapsin dhe për fletoren  e re.” Faleminderit për një mundësi rifillimi.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI