Veprat e Apostujve 13, vargjet 2 dhe 3. Duke folur për kishën në Antioki, thotë: ” Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: “M’i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur”. Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.” Këtu përshkruhet dërgimi i misionarëve nga Kisha e Antiokisë. Kështu, ja ku kemi kishën e Antiokisë që po adhuron, po agjëron, po lutet dhe në mes të adhurimit, Fryma e Perëndisë thotë, nuk na tregohet se si, por Fryma e Perëndisë thotë: “Kam një punë të vecantë për Barnabën dhe Saulin. Ata do të shkojnë dhe do të përhapin Ungjillin përtje Antiokisë.” Dhe kisha thotë: “Po.” dhe kështu ata agjëruan dhe u lutën, dhe vunë duart mbi ta dhe i nisën. Këtu, në këtë pamje të Antiokisë, ne shohim një model të asaj që Perëndia do të bëjë përmes kishës së Tij, në librin e Veprave të Apostujve dhe në 2000 vitet që do të pasonin. Perëndia, përmes Frymës së Tij, ndan vecmas disa burra dhe gra nga kisha lokale, për të përhapur Ungjillin në ato vende ku Ai ende nuk ka shkuar. Ne shpesh, i quajmë këta njerëz ‘misionarë’. Janë ata që dërgohen nga kisha, për të përhapur Ungjillin dhe për të mbjellë kishën, aty ku ajo nuk ekziston.
Unë e shoh këtë në kishën e Antiokisë, e shoh edhe në shumë kisha në Amerikën e veriut dhe në mbarë botën dhe jam i bindur se ky është plani i Perëndisë, për cdo kishë lokale. Por jo cdo ndjekës i Krishtit, do të dërgohet nga kisha lokale, për të përhapur Ungjillin në vendet ku Ai nuk ka shkuar ende. Sigurisht që Perëndia nuk e ka thirrur cdo anëtar të kishës së Antiokisë, të shkojë si misionar në vende përtej Antiokisë, por Ai ka thirrur dy prej tyre, disa prej tyre. Kështu, unë dua t’ju inkurajoj që, kur të mendoni për kishën tuaj, të adhuroni, të agjëroni dhe të luteni së bashku, duke i kërkuar Perëndisë, nëse dëshiron të dërgojë ndonjë prej jush, për të përhapur Ungjillin në vende ku Ai ende nuk ka shkuar. Dhe unë jam i bindur që, kur kishat e bëjnë këtë, kur adhurojnë, kërkojnë Perëndisë, luten, agjërojnë dhe thonë: “Perëndi, kë dëshiron të ndash vecmas?”, Perëndia do të ndajë njerëz vecmas. Ka gati 3,000,000,000 njerëz në botë, pikërisht tani, që kanë fare pak, ose aspak njohuri për Ungjillin, vende ku Ungjilli nuk ka shkuar ende, kisha që ende nuk janë mbjellë dhe Perëndia, përmes Frymës së Tij, është duke ndarë vecmas njerëz nga kishat, për t’i dërguar ata në botë.
Unë do t’ju inkurajoja që, së bashku me kishat tuaja, t’i bëni Perëndisë pyetjen: “Perëndi, a do të dërgosh ndonjë prej nesh?” Bëjeni këtë pyetje në jetën tuaj: “Perëndia, a do të më dërgosh mua?” në kishën tuaj, kaloni një proces, për të dalluar nëse Ai po e bën, apo nuk po e bën këtë. Le ta hapim jetën tonë, në kishat tona, ndaj këtij realiteti dhe të lutemi së bashku, që Perëndia të dërgojë shumë njerëz, nga shumë kisha, për të përhapur Ungjillin në ato vende që edne nuk e njohin. Le të lutemi për këtë. Kjo është mënyra se si Jezusi na mësoi të lutemi, tek Mateu 9. Lutjuni Zotit të të korrave, që të dërgojë më shumë punëtorë. Kështu, Perëndi, ne lutemi që të dërgosh njerëz nga kishat tona, sic bëre në Antioki. Në secilën nga kishat tona, oh Perëndi, ne lutemi që zemrat tona të jenë të sinkronizuara në adhruim për Ty. Fytyrat tona të kërkojnë Ty, duke u lutur e duke agjëruar dhe ndërsa e bëjmë këtë, lutemi që nga cdo kishë, ne lutemi o Perëndi, Ti të dërgosh punëtorë që të shkojnë nga kishat tona lokale, në vendet ku Ungjilli nuk ka shkuar ende.
Perëndi, ne lutemi që të dërgosh nga cdo kishë, sic dërgove nga Antiokia. Dhe ndërsa lutemi për këtë, lutemi për jetën tonë, jetën time dhe të cdo personi që është duke dëgjuar. Zot, ne lutemi që Ti të na e bësh të qartë, nëse po dërgon ndonjë prej nesh për të përhapur Ungjillin dhe për të mbjellë kisha, aty ku ende nuk ka. Ne lutemi që Ti të dërgosh shumë më shumë misionarë, ashtu sic bëre tek Veprat e Apostujve 13. Ti do ta bësh këtë sot dhe do të na japësh hirin, forcën dhe urtësinë Tënde, për t’u bindur ndërsa dëgjojmë zërin Tënd dhe ndërsa Ti ndan njerëz vecmas. Perëndi, lutem që edhe tani, ndërsa njerëzit janë duke u lutur për këtë, Ti po punon në zemrat e disa njerëzve. Ti po punon, ashtu sic bëre me Saulin dhe Barnabën tek Veprat e Apostujve 13 dhe po ndan dikë vecmas, edhe në këtë cast, që ta cojë Ungjillin atje ku ende nuk ka shkuar. Lutemi që Ti të nxisësh dikë ta bëjë këtë. Perëndi, lutemi që Ti të ngresh kishat që janë duke adhuruar, duke agjëruar dhe duke u lutur për këtë. Dhe lutemi që nga kishat lokale, Ti të dërgosh njerëz, për të përhapur lavdinë Tënde. Lutemi për të gjitha këto, në emër të Jezusit. Amen.