Cili është motivi për gjërat që bëjmë në emër të Yeshua-s!

Mbaj mend që kur isha shumë i vogël shkova në cirk dhe pashë një kafaz të madh plot me luanë. Luanët dukeshin shumë të këqij dhe po vrumbullonin dhe po ecnin sa para mbrapa. Sigurisht që isha i lumtur që isha jashtë kafazit. Imagjinoni sa u habita kur pashë një burrë të hynte në kafaz. Mbante një kamxhik dhe një karrigenë dorë. Ky njeri i detyroi luanët të bënin lloj lloj lëvizjesh, por nuk dukej se po kënaqeshin. Luanët ulërinin vazhdimisht dhe dukej që ishin të pakënqur. E pyeta babain se pse luanët nuk e sulmonin njeriun dhe ai u përgjigj sepse kamxhiku i trembte. Më pas e pyeta, çfarë do të ndodhte nëse ai burri  do të hynte në kafaz pa kamxhik dhe karrige? Babai u përgjigj se njeriu do të ishte darkë për luanët. Kam frikë se ndonjëherë ne priremi të jemi si luanët, i shërbejmë Perëndisë vetëm që të kemi mundësi për të sulmuar mëkatin.

Në pjesën e Torës të kësaj jave, Bijtë e Izraelit ndodhen në malin Sinai duke pritur që Moisiu të zbresë nga mali. Në momentin kur njerëzit mendojnë se Moisiu po vonohet shumë dhe ndoshta diçka mund ti ketë ndodhur atij, teksti thotë,

“Por populli, duke parë që Moisiu po vononte të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: “Hajt tani, na bëj një perëndi…” – Eksodi 32:1

Menjëherë pas kësaj, njerëzit filluan të mëkatojnë. Çështja është kjo: sapo Moisiu nuk ishte më vërdallë, njerëzit nxituan të kryenin mëkat (Shihni vargun 6). Pyetja që njeriu duhet t’i bëjë vetes është kjo: “A jemi ne ndryshe nga Bijtë e Izraelit të asaj dite”? Çdo besimtar duhet ta ekzaminojë dhe pyesë veten se cili është motivi për gjërat që bëjmë në emër të Yeshua-s. Nëse kjo është për shkak se mendojmë se kështu duhet, në vend që t’i përqafojmë këto gjëra me gëzim, kam frikë se po ndërveprojmë me Yeshua-n ashtu siç bënë luanët me zbutësin e tyre.

Një herë Yeshua u tha dishepujve të Tij se Ai nuk i quan më shërbëtor,ë por miq (Shihni Gjoni 15:15). Pse u tha kështu? Sepse sapo një shërbëtor kupton punën e zotërisë së Tij dhe angazhohet për atë që duhet të bëjë, marrëdhënia midis tyre ndryshon. I zoti dhe shërbëtori janë të dy të përkushtuar për të njëjtën gjë dhe nuk është më e nevojshme që zotëria ta detyrojë të bëjë detyrën e vet. Shërbëtori do ta bëjë me dëshirë dhe lidhen  me njëri – tjetrin në miqësi. Kjo është ajo që Yeshua dëshiron nga çdo besimtar.

Këtë Shabat pyesni veten se si lidheni me gjërat që bëni në emër të Yeshua-s; nga detyrimi apo nga dëshira për të bërë diçka për një mik të dashur.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI