Ndalu së shpëtuari veten!

Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai.- Nahumi 1:7

Kur jeni në ankth të thellë, pjesa më e keqe është kur nuk jeni të sigurt se si të dilni prej asaj situate. Në këtë pikë shumë njerëz i thërrasin Zotit si shpresën e tyre të fundit. Shkrimtari i Psalmit 46 shkroi se, edhe nëse malet hidhen  në det dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, asgjë nuk do të humbë: «Mos kini frikë!»  ndaj ai shkroi. “Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.” (Psalmi 46:1-3).

Kur jeni në ankth të thellë, pjesa më e keqe është kur nuk jeni të sigurt se si të dilni prej asaj situate. Në këtë pikë shumë njerëz i thërrasin Zotit si shpresën e tyre të fundit.Familja e Maries u shpërbë kur nipi i saj u vra. Krahas ankthit të humbjes, familja pësoi përçarje për shkak të atij që ishte përgjegjës për tragjedinë. Marie ishte e frikësuar nga zemërimi i madh që ndjente dhe dhimbjes së saj, si një mal që hidheshin në det. Me ndihmën e një këshilltari, Marie shprehu me fjalë atë që e pengonte të pranonte shpëtimin: “Po sikur të mos më pëlqejë ‘kuptimi’ i jetës?” pyeti ajo.

Përgjigja nuk erdhi menjëherë, por pranimi i kësaj lloj frike e ndihmoi Marien të linte mënjanë përpjekjet për të shpëtuar veten. Nëse i lëmë gjërat të kalojnë mund të rifillojmë të besojmë se Perëndia është i mirë. Siç tha Psalmisti, “Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb.” (Psalmi 27:5).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI