Një pako e bukur

Lexo: Romakët 14:10-13

 Joana shkoi menjëherë në kuzhinë, ndërsa në dorë mbante një listë ku kishte shkruar emrat e vajzave që kishte ftuar në festën e saj të ditëlindjes. E ëma u hodhi një sy të shpejtë emrave. Ajo tha “ Unë nuk po shoh këtu emrin e Sofisë. Ju gjithmonë keni qenë shoqe shumë të mira”  Joana tha “ Por, ajo është shumë e thjeshtë.  Asnjë nuk e fton atë.”

Nëna e saj tha “ Kjo nuk është një arsye e mirë që ti mos ta ftosh Sofinë. “Joana mërmëriti” Në rregull, vendose edhe atë në listë”  Ajo mori frymë thellë dhe tha “ Por të gjithë do të kujtojnë se jam budallaçkë që e ftoj atë. Sidomos Gisa”. Joana iku menjëherë për të shmangur qortimin që do t’i jepte e ëma.

Në ditën e festës, Sofia e pëlqeu shumë tortën e Joanës me trëndafila rozë. Kurse  Gisa, e shkujdesur tha “ Duhet të kishe parë tortën time të ditëlindjes, ishte shumë më e bukur.” Kur Joana hapi dhuratat e saj, Sofia buzëqeshi dhe i pëlqeu shumë ato. Dukej se ajo po i shijonte ato së bashku me Joanën. Ndërsa Gisa dukej e bezdisur.  Kur ato luajtën lojëra, Sofia mori pjesë me dëshirë. Ndërsa Gisa tha e mërzitur “ Do doja që të luanim lojërat që u luajtën në festën time.”

Atë mbrëmje, prindërit i dhanë Joanës  disa dhurata, njëra prej tyre ishte e mbështjellë me një letër të mrekullueshme dhe e lidhur me një fjongo të bukur, ndërsa tjetra ishte e mbështjellë dhe e futur  në një çante letre në ngjyrë kafe. Joana, mezi priti që ta hapë dhuratën që ishte mbështjellë aq bukur. Ajo u përpoq që të fshihte zhgënjimin kur gjeti brenda vetëm një lodër të lirë. Joana hapi kutinë tjetër.  Duke e nxjerrë kukullën prej kutisë ajo mërmëriti “ Oh, sa më pëlqen. E dua!”

Ajo buzëqeshi dhe tha ‘ Ju u përpoqët që të luanit me mua duke përdorur këtë çantë  të vjetër kafe, apo jo?  Apo ju mbaroi letra mbështjellëse?”

Nëna e saj i shpjegoi “ Doja thjesht të tregoja ty, sesa  gënjeshtare mund të jetë pamja e jashtme.  Kjo vlen si për pakot, ashtu edhe për njerëzit.

Si i gjykon të tjerët?  Kush të  bën më shumë përshtypje, pamja e mirë apo sjellja e mirë?

Janë më të mirë fëmijët që vishen mirë, apo ata që sillen mirë? Ata që nderojnë dhe respektojnë autoritetin, apo ata që ikin duke mos u bindur?  Zoti gjykon prej asaj se çfarë njeriu ka në zemër. Ti nuk mund të shohësh brenda zemrës ashtu siç mundet Zoti, por ajo që njerëzit  thonë dhe bëjnë, të ndihmon për të njohur më shumë njerëzit. Ndihma që ata ofrojnë, mendimi i mirë dhe trajtimi me dashuri i të tjerëve, përcaktojnë nëse një njeri  është për t’u admiruar.

Mos gjykoni prej pamjes!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI