Lexo: Zanafilla 3:1-6
Florensi po fliste me ngadalë “ Eja këtu, gaforre e vogël. Kam diçka që ty do të pëlqejë. Eja këtu. Provoje. Edhe pak më afër. Kështu. Vazhdo edhe pak. Edhe një hap. Më afër… më afër…”
Në këtë kohë pati një lëvizje të papritur në ujë. Gjyshi bërtiti “ Të kapa”.
Teksa mbante fort rrjetën e thellë që fuste gaforret, ai thirri “ Kjo është shumë e madhe, Florens. Kemi bërë një punë të mirë. Hidhe edhe atë krahun e pulës që kemi me vete dhe le të përpiqemi të kapim një tjetër.”
Florensi, gjithmonë kalonte një kohë të shkëlqyer kur shkonte të vizitonte gjyshërit e tij në Florida. Një nga gjërat që atij i pëlqente më shumë ishte të kapte gaforre për t’i gatuar ditën e përvjetorit që organizohej veçanërisht për ushqimet e detit.
Kur ai dhe gjyshi shkonin të peshkonin, ata nuk shqetësoheshin për grepat, plumbçet, apo mjetet e tjera që janë të nevojshme për peshkim. Gjithçka që duhet të bënte Florensi, ishte të lidhte me pe të trashë një copë të krahut të pulës dhe pastaj ta hidhte këtë në ujërat e cekëta të lumit. Kur ai ndjente shtrëngimin tek fija që mbante në dorë, me ngadalë e tërhiqte drejt vetes, centimetër pas centimetri. Gaforrja, e tunduar prej mishit të pulës tërhiqej drejt bregut. Pastaj me një lëvizje të shpejtë, gjyshi e fuste gaforren në rrjetën e thellë.
Florensi e paralajmëroi “ Bëhu gati! Ja tek po vjen një tjetër. “ Gjyshi e kapi sërish. Florensi po mendonte më zë të lartë “ Gaforret duhet të jenë shumë budallaçka që nuk e vënë re këtë litar dhe që e lënë veten të bien në grackë kështu.” Gjyshi buzëqeshi dhe tha “ Nuk jam i sigurt sesa inteligjente mund të jenë gaforret, por mua më duket se edhe ne biem shpesh në grackë gjithashtu.” Florensi po shikonte gjyshin e tij dhe tha “ Ashtu? Duke ndjekur një copë pule nga pas? Unë jo njëherë!”
Gjyshi i shpjegoi “ Ti e hodhe në lumë krahun e pulës sepse gaforres i duket e mirë. Dhe Satani na hedh të gjitha gjërat që ne na duken të shkëlqyera- famën, shumë para, kohë të këndshme. Disa gjëra që ai përdor nuk janë medoemos të këqija , por ai na detyron që t’i përdorim ato në mënyrën e gabuar. Është njësoj sikur ai thotë “ Provoje.” Pastaj thotë “ provoje edhe pak” Nëse ne nuk jemi të kujdesshëm Florens, ne kapemi prej mëkatit. Ajo që duket e padëmshme në fillim, mund të çojë në shkatërrim.”
Florensi, tundi kokën. “Pra, me sa kuptoj ne mund të përfundojmë në ujë të nxehtë, njësoj siç do të ndodhë me këto gaforre sonte. Kështu gjysh?” Gjyshi ra dakord me të “ Po, kështu është. Ne nuk duhet të ndjekim tundimet e Satanit. Ka gjithmonë litarë që lidhen me tundimet e tij. “
E kupton sesa e rrezikshme është që ta thjeshtëzosh mëkatin- apo ta provosh vetëm një herë atë? Mos bëj të njëjtin gabim që Eva dhe Adami bënë në Kopshtin e Edenit. Kujtohu kur kërkon të provosh diçka të gabuar, se kështu mund të gjendesh menjëherë në grackë. Nëse ti menjëherë i thua “ Jo” tundimeve që vijnë në rrugën tënde, ti shmang që të përfshihesh në mëkat, i cili do të çojë në probleme shumë më serioze.