Një mësim në begati të vërtetë

Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.” (Psalmi 1:1–3)

George W. Truett, një pastor i njohur shumë vite më parë, u ftua për darkë në shtëpinë e një burri shumë të pasur në Dallas. Pas darkës, i zoti i shtëpisë e drejtoi atë në një vend ku mund të shihnin një pamje të këndshme të zonës përreth. Me gishtin drejtuar nga puset e naftës, të cilat vinin në pah peizazhin e vendit, ai tha me mburrje: “Njëzet e pesë vjet më parë, unë nuk kisha asgjë. Tani, të gjitha këto që ti i shikon, të gjitha janë të miat.” Duke parë në anën e kundërt të fushave të tij me drithëra, ai tha: “Të gjitha janë të miat.” Duke u kthyer nga lindja, drejt tufave të mëdha me bagëti, ai tha me mburrje: “Të gjitha këto janë të miat.” Më pas, duke treguar me gisht drejt perëndimit dhe një pylli të bukur, ai tha: “Edhe kjo është e gjitha e imja.” Ai ndaloi, duke pritur që Dr. Truett ta përgëzonte për suksesin e tij madhështor. Por Truett thjesht vendosi njërën dorë mbi shpatullën e burrit dhe dorën tjetër e drejtoi nga qielli, duke thënë: “Po në këtë drejtim, sa ke?’”

“Kam mbajtur shumë gjëra në duar dhe i kam humbur të gjitha ato. Por çdo gjë që kam vendosur në duart e Perëndisë, ende i zotëroj”- Martin Luther

Qëndrimi i materializmit

  • Zotërimet tona na zotërojnë . . . skllavëri.
  • Kënaqësia mund të gjendet në atë që kemi . . . pakënaqësi.
  • Dëshirat duhet plotësuar menjëherë . . . padurimi.
  • Mërzia pritet të vijë . . . mërzia.
  • Ti ke të drejtën të kesh gjithçka dëshiron . . . mosmirënjohje.
  • Pronat dhe njerëzit nuk duhen trajtuar me respekt . . . mospërfillje.
  • Kënaqësitë duhen përmbushur . . . mospërmbushje.

Qëllimi i Perëndisë për të krishterin

“Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka përcaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve.” (Romakëve 8:29)

Si të luftosh materializmin në një botë materiale

  • Jeta është një jetë që përqendrohet në qëllimet e përjetshme të Perëndisë. (1 Timoteut 6:11)
  • Zgjidh një mënyrë jetese, e cila nuk është vetëtoleruese. (2 Timoteut 3:2–5)
  • Shmang varësinë ndaj borxhit joproduktiv (sende, të cilat nuk kanë shumë vlerë). (Mateu 6:33)
  • Rezistoi tundimit për të mbledhur dhe për të mbajtur rezerva. (Jakobi 5:3)
  • Mos merr përfitime financiare të një personi tjetër. (Psalmi 119:36)
  • Mëso të jesh i kënaqur në pasuri ose në varfëri. (Filipianëve 4:12)
  • Jep kontribute për të tjerët, vullnetarisht dhe me bujari. (2 Korintasve 9:5)
  • Përdori zotërimet e tua për mbretërinë e Perëndisë. (Mateu 6:19)
  • Prano që Perëndia është Ai që zotëron dhe ka kontroll të plotë mbi gjithçka. (Malakia 3:8–10)

Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet.(Mateu 6:34)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI