Shitet 38 milion dollarë, një Bibël e vjetër hebreje!

Një Bibël e vjetër hebre 1100 vjeçare u shit në një ankand në New York për rreth 38 milion dollarë. Është një nga dorëshkrimet më të vjetra të biblës në botë. Kjo solli edhe çmimin e dytë më të lartë të shitjeve për një dokument historik. Dorëshkrimi që peshon rreth 11 kg përmban rreth 396 faqe, u shit në një betejë 5 minutëshe përmes telefonit në një ankand. Rekordi për çmimin më të lartë në blerjen e një dokumenti u arrit me kopjen e Kushtetutës Amerikane. Ajo iu shit për 43.2 $ milionë dollarë dy vjet më parë miliarderit Ken Griffin. Ndërsa një nga kodeksët e Leonardo Da Vinçit u shit në vitin 1994 me rreth 31 million $ e konvertuar në ditët e sotme në rreth 60 million $.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI