Një dhuratë e mirë dhe e shenjtë nga Zoti!

Në ndonjë nga netët e ftohta, a keni menduar të digjni tapetin e dhomës së ndenjes për t’u ngrohur? Sigurisht që jo! Askush nuk do të guxonte të ndizte një zjarr aty ku nuk i takon. Zjarri ndizet në oxhak. Atje, është një dhuratë e mirë. Kudo tjetër, është një fatkeqësi.

Është e njëjta gjë me dhuratën e mirë të seksit. Zoti na dha intimitetin seksual si një dhuratë të bukur për t’u shijuar në martesë. Kjo është arsyeja pse bashkimi i thellë fizik dhe emocional me çdo person tjetër përveç bashkëshortit tuaj, përfundimisht ju rrëmben gëzimin e intimitetit të vërtetë – duke e zëvendësuar atë me faj, turp dhe thyerje.

Sipas 1 Korintasve 6:19-20, trupi juaj nuk është i juaji. Trupi juaj është blerë dhe paguar nga gjaku i Jezu Krishtit. Dhe kjo ju bën të shenjtë. Të jesh i shenjtë do të thotë t’i përkasësh ekskluzivisht Perëndisë. Të jesh i shenjtë do të thotë të jesh i veçuar mënjanë për Perëndinë. Të jesh i shenjtë do të thotë të jesh në pronësi – tërësisht – nga Perëndia. Kjo është ajo që do të thotë të jesh i shenjtë.

Sipas planit të Perëndisë, seksi është një gjë e mirë dhe e shenjtë brenda martesës—dhe kur Perëndia e drejton atë martesë, seksi bëhet një mundësi e bukur për t’i shërbyer dhe shprehur dashurinë vetëmohuese njëri-tjetrit. Kjo është arsyeja pse Pali i inkurajon burrat dhe gratë që të ndajnë këtë dhuratë që u është dhënë. Një marrëdhënie e tillë nderon Zotin, bekon çiftin dhe e ruan shtëpinë  të mos digjet nga zjarri.

Lutje: Zot, më ndihmo ta përdor trupin tim ashtu siç e ke menduar Ti. Më ndihmo ta veçoj për vullnetin Tënd që të mund të jetë një burim bekimi. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.” (1 Korintasve 7:3).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI