Të Shpejtë Për Të Falur

Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. – EFESIANËVE 4:32

Bibla na mëson të falim “lehtësisht dhe lirisht”. Ky është standardi që Perëndia ka për ne, pavarësisht se si ndihemi ne për këtë. Ne duhet të jemi të shpejtë për të falur.

Sipas 1 Pjetrit 5:5, ne mund ta veshim veten me karakterin e Jezus Krishtit, që do të thotë se ne mund të zgjedhim të jemi plot durim, të mos ofendohemi lehtë, të ngadaltë në zemërim, të shpejtë në të falur dhe të mbushur me mëshirë. Përkufizimi im për “mëshirën” është të shoh përtej asaj që më është bërë mua, që më lëndon dhe të zbuloj arsyen pse është bërë. Shumë herë njerëzit bëjnë gjëra që nuk i kuptojnë as vetë, por ka gjithmonë një arsye pse njerëzit sillen në atë mënyrë. Ndoshta janë të lënduar dhe në dhimbjen e tyre ata nuk e kuptojnë se po lëndojnë dikë tjetër.

Perëndia fal! Ne duhet të jemi të mëshirshëm dhe të falim, ashtu si Perëndia në Krishtin na ka falur ne gabimet tona. Ai jo vetëm që sheh çfarë ne bëjmë që është gabim, por Ai e kupton pse e bëmë atë dhe është i mëshirshëm dhe plot durim. Zgjedhja për të falur të tjerët është e jona. Perëndia nuk do të forcojë askënd për këtë. Edhe nëse nuk e kuptoni, besoni që rruga e Perëndisë është më e mira. Funksionon. Ai mund të marrë çfarë Satani synon të shkatërrojë tek ju dhe ta kthejë atë për të mirën tuaj.

Ne duhet të falim në mënyrë që ta mbajmë Satanit të mos marrë përparësi ndaj nesh.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI