Sekreti për të lundruar në kohë të vështira!

Kur rrethanat janë të vështira, prirja jonë është që natyrshëm të fokusohemi te problemi. Ne përpiqemi që ta nxjerrim veten nga dilema ku ndodhemi. Dhe në përpjekje për të zgjidhur vështirësinë tonë, problemi fillon të marrë vëmendjen tonë. Shumë shpejt ne e kemi të vështirë të besojmë se Perëndia mund ta ndreqë atë problem. Ne harrojmë që Psalmi 23 na thotë: “Zoti është bariu im; asgjë nuk do të më mungojë.”.

Dëgjoni çfarë ka thënë mësuesi i Biblës, Mejer, i cili, megjithëse jetoi 150 vjet më parë, foli me urtësi të madhe. Stili i të shkruarit nuk është njësoj me mënyrën që ne shkruajmë sot, por mesazhi gjen zbatim edhe në kohët tona të vështira.

Mosbesimi i drejton sytë nga njeriu, nga gjërat, nga gjasat, nga mundësitë dhe nga rrethanat. Besimi nuk e ngarkon veten me këto gjëra. Sytë e besimit fiksohen plotësisht te Zoti dhe këmbëngulet për të, duke e ditur që Zoti është në gjendje të plotësojë nevojat e besimit dhe ta mbajë atë të patundur përmes të gjitha vështirësive.

Dhimbjet tuaja janë shumëfishuar… duke parë vështirësitë… Tani lërini të gjitha këto… Dhe mendoni për dashurinë, fuqinë dhe urtësinë e Bariut… fuqi që krijoi botën, urtësi që u dha nga një emër yjeve. Shpëtimi juaj nuk varet te ajo që jeni, por te ajo që Ai bëri. Sa herë që shihni veten një herë, shihni dhjetë herë Krishtin. Mos flisni më për lotët, dështimet apo mëkatet tuaja, por flisni për Jezusin që mjafton. Po përballeni me një problem të madh? Ku i keni fokusuar sytë? Te dilema juaj apo te Perëndia që është Më i madh se çdo dilemë që unë dhe ju mund të përballim? Fokusohuni te Bariu, i Cili premtoi të plotësojë çdo nevojë tuajën.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI