Në shtëpi për darkë

Lexo: Gjoni 14:1-6

Bledi po ecte në dhomën e tij. Ai nuk kishte qejf të luante. Ndërsa u ul në krevatin e tij, ai pa një kamion të vogël të kuq dhe e mori atë. Kjo kishte qenë lodra e preferuar e Xhonit. Xhoni! Bledi mbylli sytë e tij. Pamje të vëllait të tij të vogël shfaqeshin shpejt në mendimet e tij—skena të lumtura të Xhonit ditën që nëna, babai dhe Xhoni shkuan të takonin doktorin; kohën kur nëna vendosi krahët e saj rreth tij dhe i shpjegoi se Xhoni ishte shumë i sëmurë; Xhoni në spital për trajtim; dhe Xhoni që sa vinte e dobësohej dhe zbehej më shumë. Më pas erdhi dita që Xhoni shkoi në spital dhe nuk u kthye kurrë. Dhe direkt javën tjetër . . . funerali i Xhonit u ndoq nga një shërbesë në skaj të varrit.

Babai thirri: “Bledi a do të vish të më ndihmosh të pastrojmë  gjethet në oborr me krehër?” Bledi u çua ngadalë dhe shkoi të ndihmojë. Ai dhe babai punuan në qetësi  për disa kohë. Më pas, zëri po i dridhej dhe Bledi tha, “Babi, më mungon shumë Xhoni. Ndonjëherë nuk di si ta duroj këtë!” Babai tha: “E di, bir—ne të gjithëve na mungon.” Ai u afrua dhe i hodhi një krah rreth shpatullës së Bledit. “Lejomë që të tregoj një shembull që mua më ndihmon të kuptoj. Ndoshta do të ndihmoj dhe ty.” Ai  u mbështet tek  krëhëri  dhe e pyeti: “A e mban mend atë copë toke të madhe me patate që ne prodhuam vitin e shkuar. Dhe sesi ne të gjithë punuam së bashku për të gërmuar dhe për t’i futur në thes para dimrit?” Bledi tundi kokën.  Babai vazhdoi: “Kur nëna shkoi të përgatiste darkën, ti, Xhoni dhe unë qëndruam jashtë që të mbaronim. Ne kishim ftohtë, ishim të lodhur dhe të uritur.” Bledi ra dakord: “Po. Ne i kujtonim njëri-tjetrit që kur puna jonë të përfundonte ne mund të vazhdonim, gjithashtu dhe nëna do të kishte bërë gati një supë të mirë, të ngrohtë për ne. Kjo e bënte më të lehtë që të vazhdonim.” Babai tha: “Dakord dhe në të njëjtën mënyrë ndihemi tani. Ne na mungon Xhoni dhe kjo na lëndon shumë. Por ne e dimë që ai e ka mbaruar punën e tij në tokë dhe tani është i sigurt në shtëpinë e tij qiellore. Ne akoma kemi punë për të bërë këtu, por kur të mbaroj, ne do të shkojmë te ai vend i mrekullueshëm, gjithashtu. Ne të gjithë do të kthehemi së bashku.” Bledi pyeti: “Kjo është sikur ne duhet të mbarojmë punën që Perëndia na jep për të bërë këtu dhe më pas shkojmë në shtëpi për darkë, apo jo? Dakord, babi. Unë do të përpiqem të mbaj mend këtë gjë.”

A e ka mbaruar punën në tokë dikush që ju njihni dhe ka shkuar në parajsë? Kur puna jote në tokë ka mbaruar, a do të kesh një shtëpi në parajsë gjithashtu? A je i sigurt? Ti mund të jesh! Jezusi vdiq për ta bërë atë të mundur. Beso tek Ai sot. Më pas shiko përpara për ditën kur puna jote këtu do të mbarojë. Ti do të shikosh Jezusin në parajsë dhe do të bashkohesh me të dashurit e tu që e kanë mbaruar punën para teje dhe tashmë kanë shkuar të jenë me Të.

                                                Parajsa është shtëpi për të krishterët!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI