Si ka mundësi

“Ti mbron  çështjen time

Ti drejtëson gabimin tim

Ti thyen prangat e mia

Ti triumfon…”

Lauren është këngëtarja amerikane e muzikës bashkëkohore të  krishterë,që në karrierën e saj rendit një sërë këngësh dhe çmimesh të  suksesshme. Artistja e re më e mirë e vitit në 2015 GMA Dove Awards”  është çmimi i parë në karrierën e saj. Albumi “Si mund të jetë”, është  nominuar  për një çmim Grammy, si albumi më i mirë bashkëkohor i  krishterë. “How can it be” (Si ka mundësi) është kënga me e  suksesshme e artistes, duke rrëmbyer shumë çmime por edhe duke u  pëlqyer dhe nga shumë dëgjues. Producenti Paul Mabury kontaktoi me  Lauren dhe i tregoj  këngën të cilën ai e kishte realizuar me disa miq të  tij.

Luren na tregon: Ndërkohë që dëgjoja këngën, fjalët morën jetë dhe lotët më rrodhën mbi fytyrë. Nuk e besoja dot që po reagoja në mënyrë të tillë ndaj kësaj kënge dhe Pol më tha: “Lauren, lejomë të të tregoj historinë… të të jap një tablo të kapitullit 8 të Ungjillit të Gjonit ku Jezusi po mësonte në tempull. Farisenjtë sollën një grua që kishte shkelur kurorën dhe i thanë: ‘Jezus, a duhet ta vrasim me gurë? Po ti çfarë do të bësh? Do ta vrasësh me gurë?’. Dhe Sipas ligjit, Ai supozohej ta vriste atë me gurë, mirëpo Jezusi bëri diçka që i la të gjithë pa fjalë. Ai derdhi hir mbi të”.

Kënga është një kryevepër, me një muzikë imponuese dhe një tekst hyjnor. Çmime të shumta por edhe vlerësime nga media të ndryshme i janë dhënë artistes për këtë këngë. “Si ka mundësi”, doli kënga  më e mirë e vitit.  CCM Magazin e ka vlerësuar me katër yje, Christian Review Magazine, Louder Than the Music, CMAddict dhe shumë të tjerë e kanë vlerësuar si një ndër këngët më të mira të muzikës së krishterë bashkëkohore, për vitin 2014, kur edhe  kjo këngë u publikua. Kënga është pjesë e albumit me të njëjtin titull, ku ky album është vlerësuar me shumë çmime, nga producentë të ndryshëm dhe shtëpi diskografike .Kjo këngë ka rikthyer artisten shumë kohë mbrapa në jetën e saj, por për  shumë njerëz kjo këngë është aktuale edhe sot. Lauren na rrëfen se si Perëndia  ka punuar ne jetën e saj dhe e ka bekuar gjatë realizimit të kësaj kënge:^726E9C5C242404A2C5D35555713695824A3D97F3771D76284F^pimgpsh_fullsize_distr

“Unë u kujtova për kohën kur meritoja më të keqen në jetën time dhe kur Perëndia më kishte çliruar plotësisht. Ai i lau duart e mia të ndotura dhe i bëri të pastra. Ai luftoi për mëkatin dhe turpin tim… mbrojti çështjen time dhe kjo këngë më përuli ndërkohë që e dëgjoja. Shpresoj t’ju pëlqejë dhe të përjetoni edhe ju shpengimin prej Tij, njësoj si unë. Kjo është kënga ime”- ka përfunduar Lauren.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI