Në pritje të ndryshimit për dikë që e doni!

Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh. – Psalmi 77: 18

Hera e parë që ndodhi ishte e tmerrshme. Ishte nata e Vitit të Ri dhe djali i Beth-it i kishte dhënë makinës  i dehur. Dhe ndodhi që ai u përplas me makinën e një burri dhe një gruaje që po ktheheshin në shtëpi pas festimeve, ku gruaja ishte shtatzanë dhe duhej të shtrohej në spital. Zemra e Beth-it u thye përsëri kur pak më vonë, djali i saj doli në gjykatë …për një tjetër ngjarje nën akuzën e ndikimit të alkoolit. Beth kishte kohë që lutej që djali i saj t’ia dorëzonte jetën dhe pijen Perëndisë. Por dukej se lutja e saj nuk po merrte përgjigje.

Edhe unë kam qënë në vendin e Beth-it dikur, duke u lutur për ndryshim në jetën e një njeriu shumë të dashur për mua; duke këmbëngulur në lutje që të ishte në “rrugën e duhur” dhe jo atë  “të gabuarën” në jetë. Gjatë një kohe relativisht zhgënjyese për mua, Perëndia më kujtoi se Ai “Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën. Jo,—thotë 2 e Pjetrit,—  por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.” (2 Pjetrit 3:9)

Ndonjëherë ka “shkëmbinj dhe gurë” për tu shkulur ose hequr nga rruga e një personi. Ky pastrim i gurëve mund të jetë një proçes i dhimbshëm, që kërkon kohë, por Perëndia është rimodelues i jetëve tona. Ndonjëherë rruga, si ajo e izraelitëve për t’u shpëtuar  egjiptianëve, kalon pikërisht përmes detit—përmes rrethanave që nuk mund t’i imagjinojmë si të mira! Shtigjet e përcaktuara në mënyrë hyjnore janë shpesh të padukshme për ne.

A jeni duke u lutur për ndryshim në jetën e dikujt të dashur për ju? Mos hiqni dorë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI