I premtuari ka ardhur!

Mateu, kapitulli 1, vargu 1. Libri i gjenealogjisë së Jezus Krishtit. Biri i Davidit, biri i Abrahamit. Këto fjalë prezantuese, ky prezantim i Jezusit është shumë mbresëlënës. Mendoni për domethënien e këtij vargu. Ne mësojmë të paktën pesë gjëra për Jezusin, vetëm nga ky varg. Mendoni për gjenealogjinë e Jezusit. Ky është emri i Tij, Jezus, që ne e shohim më vonë tek Mateu, kapitulli 1, por kuptimi i vërtetë i emrit të Tij, është Shpëtimtar. Ai është i vetmi që do të na shpëtojë nga mëkatet tona. Kemi 39 libra në Testamentin e vjetër, para se të flitet për këtë, që na tregojnë njeriun mëkatar para një Perëndie të shenjtë dhe më pas, në vargun e parë, të kapitullit të parë të Testamentit të ri, ne shohim se Perëndia dërgoi Birin e Tij të vetëm, që të na shpëtojë nga mëkatet tona. Ai është Shpëtimtari, Ai është Jezus Krishti. Kështu, në kundërshtim me opinionin e përgjithshëm, Krisht, nuk është mbiemri i Tij. Krisht në fakt, do të thotë, i premtuari, Mesia, që na u premtua përgjatë gjithë Testamentit të vjetër. Perëndia na premton vazhdimisht, e vazhdimisht, e vazhdimisht, në Testamentin e vjetër, duke thënë: “Mesia do të vijë dhe do të shpëtojë njerëzit e Tij nga mëkatet e tyre.”

Dhe kështu, që nga vargu i parë i Mateut, Mateu po thotë: “I premtuari ka ardhur.” Ai është Shpëtimtari, Ai është Mesia, I premtuari, Numri tre, Ai është Biri i Davidit. Ai është nga linja mbretërore e Davidit, duke filluar që nga Testamenti i vjetër, me mbretin më të famshëm të Izraelit, me mbretin më të shquar dhe Perëndia u premtoi mëkatarëve një pasardhës nga fara e Davidit, që do të bëhej Mbret i të gjithë kombeve. Pastaj, thuhet se Ai është biri i Abrahamit. Mateu kthehet tek Zanafilla dhe tek ati i njerëzve të Izraelit, për të thënë që në fillim, gjithë historinë që të con tek Jezusi dhe tek realiteti që kemi këtu, tek kapitulli i parë i Mateut.

Jezusi është kulmi dhe qendra e  gjithë historisë. Cdo gjë para Tij, na drejton për tek Ai dhe cdo gjë në histori më pas, na kthen tek Ai. Jezusi është qendra e gjithckaje. Ju nuk jeni qendra e historisë, unë nuk jam qendra e historisë, brezi ynë nuk është qendra e historisë, Amerika nuk është qendra e historisë. Përgjatë historisë, miliarda njerëz kanë ardhur, miliarda njerëz kanë shkuar. Perandori janë ngritur e perandori kanë rënë. Vende, kombe, mbretër, mrbetëresha, presidentë, diktatorë, sundues kanë ardhur e kanë shkuar. Në qendër të gjithckaje, qëndron një burrë, Jezus Krishti, Shpëtimtari, i premtuari, Biri i Davidit, Biri i Abrahamit.

Dhe kështu, ne lutemi: Perëndi, ne të lavdërojmë Ty që dërgove Jezusin, për të na shpëtuar nga mëkatet tona. Ne të falenderojmë që nuk na ke lënë vetëm. Në botë me mëkate dhe me vuajtje, faleminderit që erdhe, për të qenë me ne, ashtu sic lexojmë më vonë tek Mateu, kapitulli 1: “Emri i Tij do të jetë Emanuel, që do të thotë: “Zoti me ne!” Faleminderit që erdhe për të qenë me ne, për të jetuar mes nesh, Zoti Jezus dhe për të paguar cmimin për mëkatet tona, që kështu, ne të mund të kishim shpëtimin Tënd. Ne të lavdërojmë Ty, Zoti Jezus, Ty që je i premtuari, Mesia, që e gjithë historia e priste me padurim para se Ti të vije, dhe të cilit e gjithë historia i kthehet që nga koha kur Ti erdhe 2000 vite më parë. Ne lutemi për ardhjen Tënde përsëri. Ne e dimë se Ti na ke premtuar rikthimin Tënd.

Ne e dimë se Ti tani je në krahun e djathtë të Atit dhe se një ditë, Ti do të kthehesh përsëri këtu. Kështu, ne lutemi: “Eja Zoti Jezus, eja shpejt!” Ne mbahemi fort pas premtimit Tënd sot, pas premtimit se Ti do të kthehesh dhe do t’i japësh fund mëkatit dhe vuajtjes në këtë botë, një herë e përgjithmonë. Ne lutemi që të vish shpejt dhe të na ndihmosh të të ndjekim Ty me besnikëri, deri sa ajo ditë të vijë. Ne të lavdërojmë Ty, Jezus, si qendrën e gjithë historisë dhe lutemi që jeta jonë sot, të të sjellë Ty lavdi dhe t’i drejtojë njerëzit tek Ti. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI