Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës. Fjalët e Urta 4:23
Dikur, dikush urrente aq shumë një grup njerëzish saqë gjithë fokusi i tij ishte t’i bënte ata të vuanin. I kërcënonte dhe i vriste pa mëshirë. Dhe nuk ishte ndonjë gjeneral nazist, por vetë Apostulli Pal. Kur Pali më në fund takoi Perëndinë, mbeti i verbër dhe i paaftë për të ngrënë për tre ditë, por gjatë asaj kohe filloi një transformim i plotë në të (Veprat e Apostujve 9). Nga vrasës u bë një nga lajmëtarët më besnikë të Zotit.
Pali, i dhunshëm dhe plot urrejtje, arriti fundin që Perëndia të mund të vepronte nëpërmjet tij. Me fjalë të tjera Pali u gjunjëzua nga vuajtjet. Shkrimtarja Kathi Graves aludon: “Po sikur drita verbuese e cila ekspozon anët tona më të errëta, të jetë e vetmja mënyrë për të na gjunjëzuar?” Zoti mund të transformojë edhe zemrat tona, por rrethanat gjymtuese janë shpesh katalizatori i këtij ndryshimi.
Transformimi i zemrës ndodh nëpërmjet Frymës së Shenjtë që vepron në ne, jo vetëm nga vullneti ynë. Perëndia thotë se do t’ju japë një zemër të re dhe do të vendosë një frymë të re në ju, duke zëvendësuar zemrën tuaj prej guri me një zemër prej mishi. Ai do të vendosë në ju Frymën e Tij dhe do t’ju nxisë ta ndiqni Atë (Ezekieli 36:26-27). Perëndia i ndryshon zemrat në mënyra mahnitëse. Nëse ndiheni sikur anët tuaja të errëta po ekspozohen kërkojini Zotit ta përdorë këtë mundësi të transformojë zemrën tuaj.