Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.- Mateu 7:12
Në programin e terapisë së lojës, që zhvillohej në spitalin Grace New Haven, kishte një problem. Pastruesi ishte shumë i zemëruar dhe i ashpër me fëmijët. Ata hidhnin në tokë bojë dhe baltë, e ndotnin kështu dyshemenë e tij të pastër. Gjithashtu edhe infermieret u zemëruan, por ato u zemëruan me pastruesin. Nëse nuk do të kishte shumë kohë që punonte në spital, me shumë mundësi do ta kishin pushuar nga puna.
Një ditë, kryeinfermierja, e pa burrin e vjetër teksa pastronte dyshemetë, me kurriz të kërrusur . Pastaj e vendosi veten në vendin e tij. Ajo kuptoi se ai kishte pastruar atë dysheme për vite me radhë, e ndaj ishte kaq i lidhur me idenë se dyshemeja duhet të qëndronte e pastër. Ajo i shpjegoi me kujdes të moshuarit, se sa shumë po i ndihmonin fëmijët aktivitetet për t’u shëruar. Pastruesi arriti ta kuptonte këtë. Kur ai pastron tani bojën dhe baltën që hedhin fëmijën, e sheh veten si pjesë e programit, që do të ndihmojë fëmijët të shërohen.
Psikologët e quajnë këtë, të luash rolin tënd. Të Krishterët e quajnë “Rregulli i Artë”. Bota e quan atë diçka krejtësisht të pakuptimtë. Ja si u shpreh Jezusi “Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.( Mateu 7:12). Këto fjalë janë baza e Rregullit të Artë. Do të thotë “ Vendose veten në këpucët e të afërmit tënd dhe trajtoje atë ashtu siç do të doje që ai të të trajtonte ty.”

Infermierja i vuri në praktikë fjalët e Jezusit. Psikologët thonë se ajo përdori ndjeshmërinë. Ajo mësoi të vlerësojë ndjenjat e të moshuarit, e sërish nuk u përfshi aq shumë sa që kjo gjë, të ndikonte në gjykimin e saj. Të përdorësh ndjeshmërinë, ose të ushtrosh Rregullin e Artë, do të thotë të luash rolin tënd në shoqëri. Pyete veten tënde “ Përse vepron ai kështu? Dhe “ Çfarë ndjen, përderisa vepron kështu?” Pastaj përpiqu që të mendosh njësoj siç do të mendonte ky person. Çfarë e bën atë të veprojë ashtu? Nëse do të ishe duke u përballur me të njëjtat probleme dhe rrethana, si do të reagoje? Ti e kupton se me shumë mundësi nuk do të veproje shumë më ndryshe nga sa vepron ky person. Një pjesë e rëndësishme e këtij procesi është të kuptuarit. Problemi me pjesën më të madhe nga ne, është se ne ndjejmë se vetëm këndvështrimi ynë është i drejtë. Të vendosesh në këpucët e dikujt tjetër, do të thotë që të harrosh veten tënde dhe kjo është një detyrë me të vërtetë e vështirë. Është shumë e thjeshtë që të kemi një opinion të lartë për veten tonë dhe të ulët për të afërmit tanë e njerëzit e tjerë.
A i ke kërkuar ndonjëherë Zotit, që të të ndihmojë të shohësh nëpërmjet këndvështrimit të një personi tjetër? A je lutur ndonjëherë për atë person që të irriton dhe që vazhdimisht kërkon të bëjë padrejtësi ndaj teje? Me shumë mundësi jo. Më lejo të ndaj me ty një sekret. Nëse je gati për t’u ulur në gjunjë, e për t’i kërkuar Zotit që të të ndihmojë të duash personin që për momentin duket kaq i vështirë për t’u dashur, do të arrish ta shohësh këndvështrimin e tij shumë më lehtë. Duhet të pranojmë, se kur ne shohim mënyrën se si na shohin të tjerët, dukemi shumë ndryshe. Fjalët e Krishtit na shërbejnë si një udhëzim për të jetuar një jetë të vlefshme dhe me qëllim; por nëse nuk ndjekim këshillën e Tij, kjo nuk do të na vlejë. Lexo Biblën dhe vër në praktikë mësimet e saj në jetën tënde.
Pyetje: A ka ndonjë në jetën tënde, njësoj si pastruesi i spitalit, që të mërzit për shkak të asaj që bën? Përpara se të reagosh me zemërim, vendose veten tënde në këpucët e tij. Si duket jeta, e parë nga pikëvështrimi i këtij personi? Një fjalë e urtë e vjetër thotë “ Nuk ke të drejtë të kritikosh tjetrin deri sa të ecësh një milje me këpucët e tij.” Kjo është e vërtetë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI