Fuqia e Perëndisë përmes lutjes!

I cili në ditët e mishit të tij, me klithma të forta dhe me lot, i ofroi lutje dhe përgjërime atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës nga Perëndia. Hebrenjve 5:7

Lutja është kaq e fuqishme sepse bashkon zemrat e njerëzve në tokë me zemrën e Perëndisë në qiell. Kur ne lutemi, lidhemi me Perëndinë dhe Ai ndikon jetët tona përtej kuptimit tonë.

Unë besoj që lutja është një nga fuqitë më të mëdha në gjithë universin. Mund të duket si një pohim i guximshëm, por është i vërtetë!

Lutja hap derën që Perëndia të punojë. Është veprimtaria në të cilën ju dhe unë mund të përfshihemi në tokë kur ne kemi nevojë për fuqinë e qiellit të vijë në jetët tona dhe të sjellë urtësi, drejtim, inkurajim apo shpërthim mrekullie. Lutja na lidh me fuqinë e Perëndisë, dhe prandaj është një forcë më e madhe se çdo gjë tjetër që mund të imagjinojmë. Edhe Jezusi kishte nevojë të lutej dhe të merrte këtë fuqi kur ishte në tokë.

Vetëm fuqia e Perëndisë mund të sjellë paqe dhe gëzim, të sigurojë urtësi, të vendosë vlerë dhe qëllim në jetën e një personi, dhe të performojë çdo lloj mrekullie. A doni të shikoni këtë fuqi të punojë në jetën tuaj? Atëherë bëjeni lutjen përparësi.

Lutje

Zot, fuqia e lutjes është befasuese. Unë dua të lidhem me Ty dhe të shikoj punën Tënde në jetën time, prandaj unë bëj një përkushtim të qëndroj në një gjendje të vazhdueshme lutjesh me ty.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI