Sepse është jeta e çdo mishi; gjaku i tij mban jetën e tij. Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: «Nuk do të hani gjakun e asnjë mishi, sepse jeta e çdo mishi është gjaku i tij; kushdo që do ta hajë, do të shfaroset». (Levitiku 17:14)
Në vitin 1861, Akademia e Shkencave në Francë printoi një broshurë që thoshte se ekzistonin 51 fakte të padiskutueshme për kontradikta të drejtpërdrejta të Biblës. Sot, asnjë shkencëtar me emër nuk do t’i besonte asnjërës prej tyre. Pse? Ka ndryshuar Bibla! Jo, por shkenca po, dhe veçanërisht ajo që konsiderohet fakt shkencor. Një fakt është një e vërtetë e pakundërshtueshme e cila mund të vërtetohet kudo, në çdo rrethanë të dhënë. Ndërsa, një teori është një shpjegim i besueshëm i një fenomeni, por nuk mund të vërtetohet; përndryshe do të ishte një fakt, jo një teori.
Bibla nuk është një libër për shkencën; është një libër për jetën dhe për të jetuarin; megjithatë, Bibla është e saktë në pohimet shkencore që bën, gjë e cila i jep asaj autoritet sot. Ky është një fakt i mrekullueshëm kur kupton se Moisiu shkroi pesë librat e parë të Biblës, jo 1000 vite më parë, apo 2000 vite më parë, por pothuajse 3400 vite më parë. Pothuajse të gjithë shkrimtarët të cilët bënë komente rreth tokës dhe universit, bënë disa pohime që binin në kundërshtim me gjërat që besoheshin në atë kohë, gjë e cila i jep Biblës autoritet.
Merrni për shembull, atë që tha Moisiu rreth krijimit. Në Testamentin e Ri, thuhet që Moisiu u arsimua në gjithë urtësinë e egjiptasve (Veprat 7:22), dhe nga historia laike ne dimë se egjiptianët e shekullit të 12 deri në 14 para Krishtit besonin se toka kishte dalë nga një vezë. Megjithatë, Moisiu, nuk e çoi para teorinë e vezëve. Ai tha: “Në fillim, Perëndia krijoi tokën dhe qiejt!” Sërish, Moisiu pretendonte se jeta e çdo mishi është nga gjaku (Levitiku 17:14). Edhe Hipokrati, babai i mjekësisë Greke, nuk ra dakord me moisiun. Shkencës iu deshën 3000 vite për ta kuptuar këtë. Në vitin 1628, Z. Uilliam Harvi zbuloi procesin e qarkullimit të gjakut, dhe bashkëkohësit e tij e tallnin për këtë, por në fund ai e vërtetoi këtë. Si e dinte Moisiu se jeta e çdo mishi është nga gjaku nëse nuk do t’ia kishte thënë Perëndia?
Isaia jetoi rreth shtatë shekuj para Krishtit gjatë një kohe kur astronomët Persianë ishin të bindur se toka ishte e sheshtë, por jo Isaia. Ai e mendonte tokën si një rreth dhe e shkroi këtë në librin që mban emrin e tij (Isaia 40:22). Në një deklaratë me shkrim, Kolombi tha se e mësoi se toka ishte e rrumbullakët duke lexuar shkrimet e Isaias.
Dishepulli Pjetër tha se qiejt do të shkojnë me krismë, por elementet do të shpërbëhen nga të nxehtit (shikoni 2 Pjetri 3:10), dhe për shekuj me radhë, njerëzimi u tall me ëndrrën me sy hapur të Pjetrit. Por jo më. Shkencëtari Italian Enrico Fermi dhe kolegët e tij në Universitetin e Çikagos ndanë atomin, dhe që atëherë, askush nuk e vë në dyshim se qiejt mund të shkojnë me krismë. Thelbi është ky: Deklaratat me natyrë shkencorë që Bibla bën qëndrojnë shekull pas shekulli. Një mesazh i fuqishëm për sa i takon integritetit të Fjalës së Perëndisë.