Forca jonë nuk vjen nga kërcitja e dhëmbëve. As nga nxitja e vetes përtej limitive tona. As kur thua- “Po, mundem!” Forca që Pali përshkroi në letrat e Timoteut nuk buron nga brendësia jonë. Ne forcohemi vetëm nëpërmjet hirit që është në Jezu Krishtin.
Ashtu siç thotë dhe një këngë e vjetër adhurimi, hiri është vërtet i mahnitshëm. Hiri është kudo i pranishëm në jetën tonë: Jemi shpëtuar me anë të hirit. Jemi shfajësuar nga hiri. Jemi shenjtëruar me anë të hirit. Ndaj duhet të jetojmë çdo moment të çdo dite me anë të hirit. Dhe ne jemi të fuqizuar nga hiri për të kapërcyer çdo luftë që na del në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, duhet të marrim hirin që Perëndia na ofron.
Të gjithë jemi të prirur ta harrojmë Jezusin. Harrojmë shumë shpejt. Jemi të tejngarkuar dhe të shpërqëndruar. Kjo është arsyeja pse, shumë shpesh, ne harrojmë se çfarë mund të arrijë fuqia e Krishtit në jetën tonë. Sa herë e keni gjetur veten në një situatë sfiduese, duke u përballur me një problem që nuk mund ti jepni zgjidhje – dhe jeni frikësuar, zemëruar ose jeni ndjerë në faj? Sa shpesh harrojmë të thërrasim Zotin dhe të kërkojmë urtësinë e Tij kur kemi aq shumë nevojë!
Pali e dinte se dishepulli i tij Timoteukishte tendencën të dekurajohej shpejt, të ndjente keqardhje për veten dhe ti dorëzohej tundimit- njësoj si ne – ndaj i shkroi nga thellësia e një biruce romake dhe e nxiti të kujtonte Jezusin, të forcohej në hirin të Zotit dhe të mos hiqte dorë kurrë nga lufta në të cilin ndodhej.
Si ta aplikojmë në jetën tonë të përditshme? Le të fillojmë duke u zhytur në Shkrim dhe të ndalojmë në të Vërtetën e Perëndisë. Bibla na jep premtimet e Perëndisë dhe na kujton historinë e bukur që Zoti po shkruan me jetën tonë. Ndihesh i vetmuar? Fjala e Perëndisë do të të ngushëllojë. Ndiheni në faj? Fjala e Perëndisë do t’ju bëjë të lirë. Jeni të mbushur me hidhërim dhe zemërim? Fjala e Perëndisë do t’ju tregojë se si të falni. Ndiheni të dekurajuar? Fjala e Perëndisë do të të inkurajojë. Ndihesh i humbur? Fjala e Perëndisë do t’ju ndriçojë rrugën drejt Tij.
Do të përjetoni fitore edhe në mes të humbjes. Paqe në mes të kaosit. Dhe kur frika, turpi dhe dekurajimi kërcënojnë gëzimin tuaj, qëndroni fort në hirin e Perëndisë.
Lutje: Atë, faleminderit për Frymën e Shenjtë që më jep forcë dhe për Fjalën Tënde që më zbulon premtimet e tua. Kam shpresë sepse Ti je me mua. Hiri yt më lartëson dhe më jep kurajo. Më jep guxim për të të shërbyer Ty dhe Mbretërisë Tënde. Lutem në emër të Jezusit. Amen.
” Ti, pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus;” (2 Timoteut 2:1).