Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më thoshte: ‘Eja të shohësh qiellin. Është jashtëzakonisht i bukur!’
“Nuk e di se nga e kishte mësuar atë fjalë të gjatë, por e shqiptoi shumë saktë,” komenton ajo, “fjalë e cila ka mbetur në mendjen time që atëherë.”
Vërtet Zoti e ka krijuar botën jashtëzakonisht të bukur.
Mendoni për jetën tuaj për një moment. Me çfarë bukurie të jashtëzakonshme ju ka bekuar Zoti atje ku jetoni? Me diçka të thjeshtë siç është trëndafili mahnitës? Apo me ndonjë rrufe spektakolare? Apo me ndonjë fëmijë të dashur dhe të qeshur?
Ndoshta duhet të shikoni më thellë për të parë bukuritë me të cilat Zoti ju ka bekuar. Mbase Perëndia ju ka bekuar me shërimin e bashkëshortit tuaj nga një sëmundje e rëndë, duke ju dhënë kështu edhe më shumë vite të mrekullueshme së bashku. Ndoshta bukuri e jashtëzakonshme për ty është të hash ushqimin tënd të preferuar, jo vetëm ushqim sa për të jetuar. Dua të them, a e keni falenderuar ndonjëherë Zotin për çokollatën?
Profeti Isaia , në Dhiatën e Vjetër profetizoi rreth 700 vjet përpara se Jezusi të lindte se Ai një ditë do të vinte në tokë për të…
ngushëlluar të tërë ata që pikëllohen…,
për t’u dhënë atyre një diademë
në vend të hirit,
vaji i gëzimit
në vend të zisë,
mantelin e lavdërimit
në vend të një fryme të ligështuar. (Isaia 61:2-3)
Merrni një moment tani dhe falenderojeni Zotin për një bukuri specifike me të cilën Ai ju ka bekuar – bukuri të jashtëzakonshme, ndoshta – mbi dhe përtej çdo gjëje që keni pritur ndonjëherë.