Disa njerëz e duan heshtjen; të tjerët e urrejnë atë. Disa nuk janë të lumtur nëse nuk ka zhurmë. Por ka të tjerë që dëshirojnë të rrijnë vetëm. Ka disa që flasin pa pushim, dhe ka të tjerë që mezi thonë një fjalë. Por ka raste, për të gjithë ne, kur duam të dëgjojmë një fjalë nga dikush që e duam por hasemi me heshtjen. E cila mund të jetë shkatërruese.

Lexoni Zanafillën 17. Vini re se si fillon ky kapitull: “Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, . . ..” (v. 1). Kjo do të thotë se kishin kaluar trembëdhjetë vjet nga mbyllja e kapitullit 16. Dhe gjatë asaj kohe, duket se Zoti ka heshtur. Asnjë fjalë inkurajimi. Asnjë fjalë kujtuese lidhur me premtimet e Tij. Asgjë.

Bibla nuk na tregon saktësisht pse Perëndia zgjodhi të mos fliste me Abrahamin dhe Sarën gjatë kësaj periudhe kohore. Ndoshta Ai donte që besimi i Abrahamit dhe Sarës të rritej në një shkallë të tillë që të bëhej i palëkundur. Ose ndoshta Perëndia po përpiqej të nguliste në zemrat dhe në mendjet e tyre pasojat e mëkatit të tyre të vrullshëm të vrapimit përpara Perëndisë dhe të mos priturit për Të. Kujtoni se: Sara dhe Abrahami vendosën se do të ishte një ide e mirë të “ndihmonin” Perëndinë të mbante premtimet e Tij, kështu që Abrahami pati një fëmijë me shërbëtoren e Sarës, Agarin. Ose mbase Zoti po përpiqej t’i bëntë të arrinin fundin e vetes.

Ne e dimë se çdo fjalë që thotë Zoti është për një qëllim dhe çdo kohë heshtjeje prej Tij ka po të njëjtin qëllim. Çfarëdo që Perëndia po punonte në zemrat e Abrahamit dhe Sarës, ishte për t’i përgatitur ata për atë që do të vinte më pas.

Kur lutesh dhe dëgjon vetëm heshtje nga qielli, Zoti po punon në atë heshtje. Ndoshta është heshtja e qortimit të Tij të dashur—Perëndia po ju çliron nga ndonjë mëkat kokëfortë në jetën tuaj. Ndoshta është heshtja e mëshirës—Perëndia po ju jep kohë për të reflektuar mbi mirësinë e Tij. Ose ndoshta është heshtja e pritjes. Perëndia dëshiron që ju t’i besoni Atij dhe të pushoni në premtimet e Tij. Ai nuk ju ka harruar. Në ato momente, lutja juaj le të jetë: “Zot, çfarëdo që të jetë ajo që po përpiqesh të më mësosh, më ndihmo të kuptoj dhe të dorëzohem në Ty”.

Lutje: Atë, faleminderit që, megjithëse ndonjëherë hesht, je gjithmonë me mua dhe heshtja jote ka gjithmonë një qëllim. Më ndihmo të të dëgjoj  zërin në çfarëdo mënyre që ti zgjedh për të më folur. Më ndihmo të kuptoj dhe të kem besim të madh ndërsa pres  në Ty. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Zoti është pjesa ime,” thotë shpirti im, “prandaj do të kem shpresë tek ai. – (Vajtimet 3:24).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI