Mund ta gjeni të vërtetën!

Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë.- Gjoni 16:13

“Në botën tonë, ideja e së vërtetës finale – diçka që është e vërtetë në çdo kohë në të gjitha vendet dhe ka rëndësi për jetën tonë – është zhdukur njësoj si dinosaurët,”thekson Lindy Keffer. Por Jezus Krishti foli për të vërtetën dhe pohoi se Ai ishte “rruga, e vërteta dhe jeta” (Gjoni 14:6). Për më tepër, Ai tha: “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë!” (Gjoni 8:32). Por cila është kjo e vërtetë dhe si mund ta arrijmë ta njohim atë, ashtu siç Jezusi na tha? Vetë fjalët dhe Shkrimi i Jezusit thonë se: e vërteta finale ekziston dhe Fryma e Perëndisë i çon kërkuesit drejt së Vërtetës.

Si fillim, e vërteta më e rëndësishme dhe kritike që duhet të gjejmë është në mesazhin e ungjillit. Më pëlqen se si shprehet Tim Keller: “Jemi më shumë mëkatarë dhe kemi më shumë të meta se sa besojmë në të vërtetë, por në të njëjtën kohë jemi shumë më të dashur dhe të pranuar në Jezus Krishtin sesa kemi guxuar të shpresojmë ndonjëherë.”

Kjo është e vërteta që na bën të lirë, por për më tepër, Bibla flet të vërtetën për të gjitha llojet e rrethanave me të cilat përballemi në jetë. Në fakt, fjala e vërtetë dhe koncepti i së vërtetës shfaqet në Bibël më shumë se 200 herë. Shkrimi thotë se Fryma e Shenjtë e Perëndisë në mënyrë të mbinatyrshme na ndihmon të kuptojmë dhe njohim të vërtetën kur e kërkojmë atë nga Zoti, nga Shkrimi apo siç e zbulon Zoti, për shembull, përmes zbulimeve të shkencës.

A jeni në kërkim të së vërtetës? Filloni me personin e Jezusit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI