Çdo gjë që merr frymë do e lavdërojë Atë!

Bëjeni zakonin tuaj të përditshëm të shikoni gjërat e mira që Perëndia jep dhe bën.

Psalmi 150:1-6

Dëshira për të lavdëruar diçka apo dikë është e rrënjosur në shpirtin njerëzor – është një impuls që nuk mund ta injorojmë. Dhe si të krishterë, jemi thirrur ta drejtojmë atë prirje tek Ai që na krijoi. Apostulli Pjetër thotë kështu: “Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme. ” (1 Pjetrit 2:9).

Është një e vërtetë e bukur që ne, jemi populli i vetë Perëndisë – të krijuar, të zgjedhur dhe të thirrur nga Ai, për të jetuar një jetë lavdërimi, si vetë, ashtu edhe me besimtarët e tjerë. Në Psalmin 34, Davidi thotë: “Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.” (Psalmi 34:1). Megjithatë, ai nuk është i kënaqur që të adhurojë vetëm. Ai i nxit besimtarët e tjerë që të bashkohen me të: “Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij.” (Psalmi 34:3).

Pra, le ta lavdërojmë Atë në kishë të dielën në mëngjes dhe në shtëpitë tona në perëndim të diellit – kur fillojmë ditën e punës dhe çdo mbrëmje kur shtrihemi për të fjetur. Gjithashtu, le të kujtojmë ta lavdërojmë Atë jo vetëm për atë që ka bërë, por edhe për përsosmërinë e karakterit të Tij. Zoti është me të vërtetë i denjë për adhurimin tonë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI