Dëshira për t’i dhënë lavdi Perëndisë!

Veprat e Apostujve 17:16 thotë: “Ndërsa Pali po i priste në Athinë, po i ziente fryma përbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.” Unë mendoj se ky varg, në mënyrë të fuqishme, përshkruan zemrën e Palit. Vërtet, imagjinojeni, ai është në Athinë, në këtë vend turistik le të themi, i njohur për historinë e tij dhe nëse e zhvendosim imagjinatën në ditët tona, shumë njerëz ecin në atë pjesë dhe bëjnë fotografi, dhe dëshirojnë të shohin cdo gjë, duke bërë një plus për gjërat që kanë parë, por jo Pali. Ai ishte në Athina dhe vargu na thotë se ‘po i ziente fryma përbrenda’, sepse po shihte që ata adhuronin idhujt dhe ai duhet të bënte dicka për këtë.

 Menjëherë, në vargun tjetër, thuhet se ai filloi të diskutonte në sinagogë dhe pastaj në sheshin e tregut, e më pas, e ftuan të fliste me shumë filozofë. Kështu, filloi të ndante Ungjillin. Pse? Thjesht mendoni për këtë.  Cfarë e nxiti që filloi të ndante Ungjillin? Ai pa se Perëndia nuk po adhurohej në atë qytet dhe duhej të bënte dicka për këtë.

Unë e lexova këtë dhe dëshiroj të kem atë lloj zemre brenda meje. Dua një zemër që, kur të shoh idhuj , sic kam parë në vendet ku kam qenë si në Indi, apo Nepal, ku janë ndërtuar edhe objekte fizike të cilave njerëzit u përulen e i nderojnë, thjesht të mendoj e të them: “Jo, nuk ia vlen t’i adhuroni ata. Vetëm Perëndia vlen të lavdërohet.”

 Por idhujt nuk janë vetëm në Indi dhe në Nepal. Ata janë gjithandej në botë dhe ne e shohim idhujtarinë gjithkund. Shohim që njerëzit adhurojnë paratë, sportet, familjen, pra ka shumë mënyra se si ne mund t’i marrim gjërat e mira dhe të fillojmë t’i shohim si madhështore dhe të lavdishme, duke ia vjedhur këto atribute Perëndisë… Le të lutemi që Perëndia të na trazojë në frymë, nëse bëhet fjalë për idhujtari në jetën tonë që, në rradhë të parë, të mos lartësojmë asnjë dhe asgjë në jetën tonë, që do ta largojë lavdinë nga Perëndia. Lutemi që kur të shohim se Perëndia nuk po lartësohet, të bëjmë dicka për këtë.

Cfarë të bëjmë? Të shpallim mirësinë dhe hirin e Perëndisë, të themi atë që dëshirojmë dhe ne dëshirojmë që njerëzit të dinë se vetëm Perëndia meriton lavdi. Kjo është ajo që duhet të drejtojë cdo gjë në jetën tonë: dëshira për t’i dhënë lavdi Perëndisë. Pse? Sepse ne e dimë se vetëm Ai e meriton të lëvdohet dhe fryma jonë trazohet, kur shohim se Ai nuk lavdërohet.

Perëndi, ne lutemi për këtë lloj zemre. Unë lutem sipas këtij shkrimi për zemrën time dhe lutem edhe për vëllezërit dhe motrat që po më dëgjojnë, Zot, që Ti të na ndihmosh. Na ndihmo të shohim idhujtarinë në jetën tonë dhe që fryma jonë të trazohet prej saj e të kuptojmë se nuk është e mirë. Nuk është mirë që t’i japim lavdi asgjëje dhe askujt, sepse vetëm Ti e meriton. Na ndihmo të të shohim Ty dhe vetëm Ty si sovran, të adhurojmë Ty si Sovran, të të japim lavdi vetëm Ty dhe të dëshirojmë vetëm lavdinë Tënde. Zot, na ndihmo të jetojmë për lavdinë Tënde. në këtë botë ku shohim cdo lloj idhulli, ne lutemi për një frymë të trazuar, Zot. Lutemi që të mos argëtohemi nga idhujtaria që na rrethon, por të trazohemi prej saj dhe të veprojmë, të nxitemi për të ndarë Ungjillin, të trazohemi deri na atë pikë, sa t’u flasim njerëzve për Ty, se sa i mirë dhe sa madhështor je Ti, sa i lavdishëm je dhe se vetëm Ti ia vlen të lavdërohesh, nderohesh, adhurohesh dhe të besohesh.Na ndihmo, na ndihmo! Ne lutemi që të trazohemi si Pali dhe të dallojmë idhujtarinë në jetën tonë dhe në botën që na rrethon. Na ndihmo të jetojmë, të flasim dhe të punojmë për ta bërë lavdinë Tënde të njohur, sot. Në emër të Jezusit ne lutemi, sepse lutemi për këto gjëra për lavdinë e Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI