Mirënjohje dhe Falenderim!

Njerëzit janë krijuar në një mënyrë të tillë që të jenë mirënjohës. Menjëherë ndihemi të vlerësuar, sa herë që  ndonjë nga nipërit apo mbesat na përqafon fort, kur ndonjë i panjohur na komplimenton, ose kur na bëjnë ndonjë dhuratë plot me dashuri. Po sigurisht që ka kohë kur mirënjohja është më e vështirë për t’u shprehur. Por Fjala e Zotit na udhëzon: “ Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.”1 e Thesalonikasve 4:18

Kohët e veshtira na nxisin të vlerësojmë thellësinë e mirënjohjes. Nuk kemi pse ta falenderojmë Zotin për gjërat e vështira  që na kanë ndodhur por duhet të jemi mirënjohës për mbrojtjen e Tij. Nuk ka kohë më të mirë se sa  Koha e Falenderimeve  për të reflektuar mbi mirësinë e Zotit, të kemi një marrëdhënie sa më intime me Të dhe të vlerësojmë Zotin e Plotfuqishëm për çdo bekim që na ka dhënë.

4 mënyra  për të qënë Falenderues në çdo situate:

  1. Përforconi ndjenjën e reflektimit
  2. Përforconi marrëdhëniet
  3. Përforconi kujtimet
  4. Përforconi zakonin e të reaguarit

Ndjenja e reflektimit

Kur është festuar për herë të parë Dita e Falenderimeve? Amerikanët do të thoshin në vitin 1621, dhe është pothuajse e saktë. Sepse ai ishte viti i parë që pelegrinët festuan por koncepti i shprehjes së falenderimeve është më i vjetër.  Populli i Zotit e ka shprehur mirënjohjen e Tij që në Festën e  Tabernakullit e cila lindi në kohën e Moisiut.

Çarë është festa e Tabernakullit?

Festa e Tabernakullit,festohej  pas 7 javësh, pas fillimit të të korrave. Festa e Tabernakullit , njihet edhe si Festa e Kasolleve,sepse izraelitët duhet të qëndronin në kasolle për 7 ditë. ( Numrtat 29:12-40, Ligji I Përtërirë 16:13-17).  Kasollet e bëra nga degë peme dhe gjethe shërbenin për t’u kujtuar popullit, sigurimin dhe kujdesin e Perëndisë  kur ishin në shkretëtirë.

Perëndia e  urdhëroi këtë javë  qëndrimi në kasolle, gjatë kohës që izraelitët ecnin përmes shkretëtirës për të shkuar në Tokën e Premtuar. Ishte një ndër ritualet që Perëndia u krijoi për t’i afruar ata sa më afër vetes  dhe  t’u mësonte atyre se çfarë do të thoshte të jetojë në prezencën e Zotit.  Kjo vlen edhe për ne sot. Kemi nevojë të qëndrojmë sa më afër Zotit për të  jetuar në prezencën e Tij.  Është diçka për të cilën duhet ta praktikojmë çdo ditë, por java e Falenderimeve është një mundësi e veçantë.

Përforconi marrëdhëniet.

Një ndër bekimet më të mëdha të Falenderimeve është mundësia për të kaluar më shumë kohë me të tjerët. Kur Perëndia urdhëroi të festohej Festa e Javëve dhe Festa e Tabernakullit , qëllimi i Tij ishte që të ishte një kohë bashkësie.  Ligji i Përtërirë 16:14 thotë:  “dhe do të gëzohesh në festën tënde, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti, i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen brenda portave të tua.”

Çfarë është Festa e Javëve?

Festa e Javëve, festimi i të korrave, ( Eksodi 34:22, Numrat 28:26-31, Ligji i Përtërirë 16:9-10 ) ishte një ndër tre Festivalet  që hebrenjtë kanë  festuar dhe festojnë në Jeruzalem.

Bibla është manuali më i mirë për të ndërtuar marrëdhëniet personale. Izraelitët jo vetëm që u udhëzuan të festonin bashkë me familjet e tyre, por supozohej që të ftonin këdo që ishte i vetëm. Si në Dhiatën e Vjetër ashtu dhe në Dhiatën e Re, Perëndia i vlerëson shumë marrëdhëniet familjare dhe shoqërore. Në letrat e apostullit Pal, gjejmë një përkushtim të thellë  ndaj marrëdhënieve. Ndërsa u shkruante Kishave, Pali ndërthuri, përshëndetjen, prezantimin, lavdërimet dhe fjalët paralajmëruese ndaj njerëzve të ndryshëm. Pali ishte një ndër njerëzit më të zënë dhe dinamik në tokë, por ai gjeti kohën për njerëzit – ashtu si Zoti na udhëzon.

Ndërsa festojmë Ditën e Falenderimeve, le të gjejmë kohë për njerëzit që Zoti i ka sjellë në jetën tonë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI