I DENJË PËR FALENDERIM!

Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim.

Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të padukshme, falënderimi nuk është opsional.

Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. (Romakëve 1:20-21)

Kur njerëzit neglizhojnë të lavdërojnë dhe falënderojnë Perëndinë, në zemrat e tyre fillon të mbretërojë errësira dhe mendimet e tyre  janë kotësi. Por njerëzit e Perëndisë marrin urtësi sa herë e lavdërojnë Atë për fuqinë e Tij të përjetshme dhe natyrën hyjnore, me lavdërim dhe falënderim!

Është e drejtë dhe për të mirën tonë që të adhurojmë dhe lavdërojmë  të vetmin Zot të vërtetë. Prandaj, le të lëvdojmë Perëndinë tonë—Jehovën, i madhi UNË JAM. Ai është El-Shaddai, Zoti i Plotfuqishëm. Ai është Jehova-Jireh, Perëndia Furnizuesi ynë.

Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.” (Jakobi 1:17). Gjithçka që gëzojmë në epokën që po jetojmë dhe në atë të ardhshme është një dhuratë nga Perëndia , që është i denjë për falënderim. Le të marrë të gjithë nderimin dhe lavdërimin nga buzët tuaja sot.

Lutje: Zot, të falënderoj për atë që je dhe për gjithçka që ke bërë. Ti je i mirë dhe vetëm Ti je i denjë për lavdërim. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.” (Psalmi 145:3).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI